Borel dhe Varhej në Shkup, sot takimi i KSA me Qeverinë, nesër në Ohër për takimin Kurti-Vuçiq

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Mars, 2023

Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian (BE), Zhozef Borel dhe Oliver Varhej dje mbërritën në Shkup, për të mbajtur takimin e 16-të të Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet BE dhe Maqedonisë së Veriut, por që për herë të parë zhvillohet në Shkup.

Në seancën e përbashkët do të diskutohet për statusin e reformave, progresin në integrimet evropiane dhe marrëdhëniet bilaterale në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Borel do të takohet me krerët shtetëror dhe të partive politike, ndërsa të shtunën në Ohër do të mirëpresë presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të cilët duhet të diskutojnë planin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Roli im është të lehtësoj dialogun. Ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë ata me aq sa mundemi, por në fund të fundit u takon atyre të marrin vendimet. Vetëkuptohet se një rezultat i suksesshëm i këtij dialogu do të ketë një ndikim shumë pozitiv në të gjithë rajonin”, theksoi Borel në lidhje me takimin mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës këtë fundjavë në Ohër. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

BALKAN

Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit në “paradhomën” e BE-së

chollet

Chollet ka biseduar me Vuçiqin, tregon çfarë i ka kërkuar për situatën në Veri

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

bujar-1

OSBE me 9 hapa për Veriun e Republikës së Kosovës

edi rama

Ultimatumi i Borellit/ Rama: Zgjidhni konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

INFO

NA NDIQ