Bullgaria miraton deklaratë kundër manifestimeve antibullgare në RMV

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/02/2023

Kuvendi Kombëtar i Bullgarisë miratoi sot pa asnjë diskutim një deklaratë në të cilën “dënohen manifestimet antibullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Deklarata u mbështet nga 185 deputetë, ndërsa një abstenoi, transmeton agjencia shtetërore e lajmeve BTA.

Në parlament janë dorëzuar katër draft-deklarata, nga GERB-SDS, “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Rilindja”, në bazë të të cilave është përgatitur dhe votuar drafti i përbashkët i propozuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme.

Në deklaratën e miratuar, Parlamenti bullgar dënon “manifestimet dhe thirrjet për dhunë ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, organizatave dhe klubeve të tyre, e veçanërisht ofendimin e rëndë ndaj bullgarit Hristijan Pendikov” dhe kërkon që të gjitha institucionet të marrin masa sistematike për t’i zbuluar autorët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë.

Kuvendi Popullor shpreh gjithashtu “kundërshtimin e moszbatimit të përhershëm të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut të vitit 2017 dhe protokolleve dypalëshe nga takimet e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar nga neni 12 të vitit 2019 dhe 2022”.

Deklarata shpreh gjithashtu shqetësimin se “përshkallëzimi i fushatës antibullgare në Maqedoninë e Veriut mund të kërcënojë procesin e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e vendit, si dhe zhvillimin e proceseve e institucioneve demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian, gjë që u shërben interesave të palëve të treta”.

Ky vendim i Kuvendit të Bullgarisë vjen vetëm dy ditë para kremtmit të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, një figurë historike për të cilën Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria zhvillojnë diskutime mbi kombësinë e tij.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

INFO

NA NDIQ