Caktohen vazhdimet e tre seancave plenare

INA
INA

01/06/2023

Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave plenare edhe atë të seancës së 95-të, 111-të dhe 115-të.

Nga rendi i ditës të seancës së 95-të nuk janë shqyrtuar disa pika. Mes tyre janë ratifikimi i marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Doganat” Program i Unionit për bashkëpunim në fushën e doganave, të Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes mes Palëve të Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore për shkëmbim të automatizuar të të dhënave të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe të dhënave për regjistrimin e automjeteve, të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mekanizmave për sigurinë e ushqimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe të Dokumentit referues për rregullativë vendore në shërbimet me Listën për ndryshim të detyrimeve specifike në shërbimet dhe të Konventës për eliminimin e dhunës dhe shqetësimin në fushën e punës, 2019 (C 190). Në këtë seancë është edhe Plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2023.

Në rend dite të seancës së 115-të kanë ngecur gjithashtu më shumë ligje dhe raporte vjetore. Deputetët duhet t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për statusin juridik të misioneve dhe përfaqësuesve të shteteve të treta pranë Organizatës së Marrëveshjes atlantike të veriut, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim shëndetësor, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për fitofarmaci, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelim të komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndjekje të komunikimeve dhe Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për Agjenci operativo-teknike, të gjitha me proceudrë të shkurtuar.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

INFO

NA NDIQ