Çfarë është Asociacioni? Marrëveshja, vendimi i Kushtetueses dhe draft-statutet (VIDEO)

ina-online
ina-online

26/10/2023

Formimi i asociacionit, që është edhe pika më e nxehtë e marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, rikthehet sërish në fokus, teksa ndërkombëtarët paralajmërojnë një plan të ri modern, që duket se mbështetet nga Kosova.

Por çfarë është marrëveshja kaq e diskutuar për asociacionin dhe përse Kosova e ka kundërshtuar deri më tani?

Këtë na e shpjegon gazetarja Rosalba Bejdo nga A2CNN.

1. Marrëveshja për asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, është negociuar dhe arritur në Bruksel nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu serb Ivica Dacic në vitin 2013. Ajo do të bashkonte dhjetë komuna me shumicë serbe, dhe cilësohet si një prej më problematikeve në dialogun për normalizim të marrëdhënieve… Por çfarë parashikon ajo dhe pse është kaq e kundërshtuar në Kosovë dhe kërkuar nga Serbia?

2. Sipas kësaj marrëveshje, Asociacioni do të krijohej me statut dhe me po të njëjtat baza si ai i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Do të kishte kryetar, zëvendëskryetar, Asamble dhe Këshill. Asociacioni do të përfshinte komunat e Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Parteshit, Ranillugut, Graçanicës, Zveçanit, Zubin Potokut, Novobërdës, Leposavit dhe Shtërpcës.

Kjo bashkësi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural dhe do të ushtronte edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si do të delegoheshin nga autoritetet qendrore.

3. Në gusht të vitit 2015, po në kuadër të dialogut, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, arritën Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e asociacionit. Ujdia nuk u zbatua asnjëherë, dhe dy muaj më vonë, përkatësisht në tetor të 2015-tës, u dërgua për interpretim në Gjykatën kushtetuese të Kosovës nga Presidentja Ahtifete Jahjaga….

4. Po çfarë vendosi gjykata Kushtetuese? Në vendimin e 10 dhjetorit të vitit 2015, gjykata tha se marrëveshja për asociacionin në 23 pika të saj nuk është në harmoni me kushtetutën. Sipas kushtetueses Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet siç ka qenë i parashikuar me marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, e ratifikuar edhe nga kuvendi i Kosovës.

Marrëveshja mbi parimet sipas saj, e arritur në 2015 nuk është tërësisht në përputhje me frymën e kushtetutën në 23 pika të saj. Pika më e diskutueshme është se Asociacioni nuk bazohet në multi-etnicitet, por bashkon komuna ku vetëm një entitet është shumicë.

5. Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilën Prishtina dhe Beogradi e arritën dhjetë vjet më parë, po që nuk e implementuan kurrë, ekzistojnë katër draft statute dhe propozime. Një draft i hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, është paraqitur në Bruksel më 2 maj.

Por, ai është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Kurti, i cili e ka cilësuar si “të papajtueshëm” me Kushtetutën e Kosovës. Në vend të tij, Kurti ka dalë me një draft-vizion të vetin që siç thotë bazohet në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht në modelin e Këshillit Kombëtar të Serbëve në Kroaci.

Më 8 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se i kishte dërguar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, një draft-statut për Asociacionin. Përmbajtja u cilësua konfidenciale, por sipas Ramës, ai merr në konsideratë të gjithë arsyet për krijimin e Asociacionit”.

Sakaq, organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) publikoi një draft-statut që parashikon se Asociacioni do të ketë Kuvend, kryetar, nënkryetar, këshill dhe bord. Asociacioni do të financohej edhe nga donacionet, përfshirë Serbinë.

6. Po cili është pozicioni i palëve për asociacionin?

Qeveria e Kosovës është kundër një asociacioni një etnik, ndërsa Serbia këmbëngul që të formohet sa më shpejt dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive.

Autoritet në Prishtinë theksojnë se çdo iniciativë që është në kundërshtim me kushtetutën nuk do pranohet, ndërsa Serbia kërcënon se nuk do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog nëse nuk nis puna për zbatimin e ujdisë. SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë me ngulm nisjen e punës për përmbushjen atij që e quajnë një detyrim për Kosovën dhe garantojnë se asociacioni nuk do të jetë një shtet brenda shtetit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

duhan

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

merko ramiz

Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve

INFO

NA NDIQ