Çfarë ndodh me trupin nëse nuk konsumojmë fruta dhe perime

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Shkurt, 2023

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të hanë çdo ditë pesë racione frutash dhe perimesh. Nëse organizmi nuk merr sasinë e nevojshme të ushqyesve që ofrohen nga frutat dhe perimet, atëherë ai përballet me disa probleme.

Shtim në peshë

Nëse nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime atëherë me siguri ushqeheni me ushqime të shpejta, kalorike dhe plot yndyrë. Gjasat që të shtoni peshë janë shumë të mëdha dhe po aq vështirësia për humbjen e kilogramëve të tepërt.

Tretje Problematike

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shkakton problem me tretjen. Frutat dhe perimet përmbajnë fibër dhe celulozë e cila lehtëson nxjerrjen e mbetjeve ushqimore nga trupi. Në mungesë të tyre do të ndiheni më të fryrë dhe do të keni një tretje problematike.

Mungesë Mineralesh Dhe Vitaminash

Frutat dhe perimet ofrojnë një thesar ushqyesish të dobishëm për shëndetin. Këtu përfshihen vitaminat, mineralet dhe antioksidantët të cilët na mbrojnë nga radikalet e lira. Mungesa e tyre shkakton një sërë problemesh me imunitetin dhe i hap rrugën sëmundjeve, sidomos atyre kronike

Tumoret

Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ushqim në botë që e mbron njeriun nga kanceri. Megjithatë, frutat dhe perimet kanë tendencën ta ulin këtë rrezik duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalet e lira. Ushqimet më të mira për këtë mision janë: barishtet, agrumet, patatet e ëmbla, kungulli dhe karotat.

Hipertension

Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe rrisin tensionin e gjakut. Frutat dhe perimet janë të pasura me kalium, kalcium dhe magnez të cilat e ulin tensionin. Për më tepër, konsumi i frutave dhe perimeve ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare, ku përfshihet edhe hipertensioni, me 4 përqind.

Diabeti i Tipit 2

Mbipesha është e lidhur fort me diabetin. Nëse ju hani vetëm ushqime të shpejta e të përpunuara në vend të frutave dhe perime, atëherë jeni fort të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 2. Barishtet, frutat e pyllit, brokoli, domatet, patëllxhanët e lulelakra janë ideale për tu mbrojtur nga sëmundja. Ushqimet si buka, orizi, makaronat rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Depresioni

Frutat dhe perimet luajnë një rol mbrojtës ndaj trurit. Mungesa e tyre e bën njeriun më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe çrregullimeve si depresioni. Për pasojë, ju duhet të konsumoni çdo ditë fruta dhe perime për një shëndet të mirë./Kosovapress

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

universiteti punetorëve ish-kino presheve

Të adaptohet apo restaurohet objekti i Universitetit të punëtorëve në Preshevë

shkupi

Anketa: Qytetarët më shumë besojnë në bashkësitë fetare dhe ushtri, më pak në institucione

kompania abee

ABEE Investimi belg në Kërçovë, pritet 600 vende pune, rroga 900 €

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk mendoj të dorëhiqem nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese

ariu rrugeve

Ariu endet rrugëve të Sarajevës (VIDEO)

real madrid manchester city

Man City-Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Sudan-Afrike

Sulm ndaj autokolonës amerikane në Nigeri, raportohet për 4 të vdekur

messi343

Barcelona është e bindur se Messi do të pranojë kushtet

fjoralba ponari zhaklina

Fjoralba del kundër Zhaklinës dhe thënieve të saj në Beograd

INFO

NA NDIQ