Dikur i iknin varfërisë, sot krimit dhe hajdutërisë!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/04/2023

Nga Kim Mehmeti

Vitit 1991 ishte rrëqethës sepse shqiptaria u përballë me të pabesueshmen: se ajo pak Shqipëri e dal nga ëndrra mbarë shqiptarë, ishte e paaftë t’i ushqente ato pak shqiptarë që jetonin brenda kufijve të saj. Dhe atë vit shtetit tonë amë i ndodhi më poshtëruesja që mund t’i ndodhë një vendi – që shumë të rijë shqiptarë, para syve të gjithë botës, të pranonin se vendin e ndjenin si ‘varrezë masive’ të ëndrrave të tyre.

Ai ishte viti kur ne shqiptarët këtej kufirit nuk ia dilnim ta kuptonim si mund të ikësh nga vendlindja dhe si ndodhi që të mbetemi popull të cilin o dhunshëm e dëbojnë, o e detyrojnë ta braktisë vendlindjen.

Pastaj, kur e pamë se Shqipëria nuk ishte ajo e ëndrrave tona, kur e pamë se ajo ishte shndërruar në mallkim e burg për shqiptarët që jetonin atje, u përballëm me pyetjen më absurde: cilët shqiptarë ishin të mallkuar – ne që jetonim nën trysninë e urrejtjes sllave, apo ata që kishin jetuar nënë çmendurinë ideologjike të Xhaxhit Enver.

Por si çdo dhembje tjetër, edhe atë të vitit 1991, e mbuluan shpresat se Shqipëria do bëhej çadër mbrojtëse për mbarë shqiptarinë, se të gjithë ne do e kuptonim se para së gjithash e mbi të gjitha, një shtet vlerësohet nëpërmjet asaj sa atë e duan dhe çmojnë ata që e kanë themeluar dhe jetojnë aty si dhe, sa ai vend është mburojë e dinjitetit dhe krenarisë së popullit të vet.

Për fat të keq Shqipëria jo vetëm që nuk ia doli ta mbrojë krenarinë e shqiptarisë, por ajo sot ngjanë si të ishte në duart e ‘çubrilloviqëve’ që ëndërronin një ‘Ballkan të Hapur’ sllav, por pasi që trojet shqiptare të mbeteshin pa shqiptarë.

Dhe kështu ka vite që Shqipëria i ngjanë një liqeni që zbrazet e nuk mbushet, të cilin liqe e ka mbuluar myshku i krimit dhe hajdutërisë që ua merr frymën shpresave rinore . Apo i ngjanë lulishtes pa rojtarë, nga e cila çdokush i shkulë filizat e porsambirë, që ato t’i mbjellë në kopshtin e vet.

Dhe nëse dikur shqiptarët e Shqipërisë i iknin varfërisë, sot ata i ikin ‘diktaturës’ demokratike, e cila ua ka marr të gjitha, përpos të drejtës që lirshëm ta jetojnë varfërinë e vet. Nëse dikur shqiptarët donin t’i shpëtonin përndjekjes së sigurimsave të Xhaxhit Enver, sot ata duan të çlirohen nga patronazhistët e Piktorit si dhe nga arroganca e ‘Rilindësve’, nga ata që e rrënojnë Teatrin Kombëtarë për të ndërtuar kulla të larta nga do mund ta shohin mjerimin që ka pllakosur Shqipërinë.

Është e dhembshme t’i paramendosh, e lë më t’i shohësh kolonat e të rinjve shqiptarë që e braktisin vendlindjen. Është rrëqethëse dhe të ngjanë në ëndërr të keqe kur lexon se nga dhjetë klandestinët që futen në Britaninë e Madhe, katër janë shqiptarë?!

Por duhet pranuar se ata që e braktisin vendlindje i dëbuam edhe ne që e përkrahëm ‘aleancën e qelbësirave’, edhe në që ia lejuam Piktorin të ndjehet si pronar i vetëm i shtetit, që ia mundësuam Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë të besojë se jo vetëm vendi, por edhe populli nuk vlen gjë pa të. Të besojë se pasi të realizohet ‘Ballkani i Hapur’ nuk do ketë asnjë rëndësi përkatësia etnike, se ai e Shqipëria nuk do kenë nevojë për shqiptarë. (Kim Mehmeti, publikuar në gusht,2022)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

Arben taravari bujar osmani

Mori fund loja me president shqiptar!

Emin Azemi

Pse shqiptarët duhet t’a bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

shpendim oxha

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

mero-baze

Kukullat e Vuçiqit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi

arber-zaimi

Shcholz e mbështeti LSDM-së, pse nuk tolerohet Kurti ta mbështesë Taravarin

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

INFO

NA NDIQ