Dy grupet brenda BDI-së sot mbledhin Forumin e Grave

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Janar, 2023

Vazhdojnë aktivitetet në terren të Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Nga BDI njoftojnë se sot me fillim në ora 17:00, kryetari Ali Ahmeti do të realizojë takim me forumin e gruas të BDI-së tek restaurant “Arra” në Tetovë, kurse me fillim në ora 19:00 takon qytetarët tek restaurant “Lusna” në Tetovë.

“Ju njoftojmë se sot (e enjte, 26.01.2023) me fillim në ora 17:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të realizojë takim me forumin e gruas të BDI-së tek restaurant “Arra” në Tetovë, kurse me fillim në ora 19:00 takon qytetarët tek restaurant “Lusna” në Tetovë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme, Izet Mexhiti nga grupi i pakënaqur brenda partisë njoftoi se me fillim nga ora 18:30 në Teatrin Shqiptar në Shkup do të ketë do të ketë mbledhje të Forumit të Gruas në BDI.

“Shumë të nderuara nëna dhe motra, Siç e dini, veçmë janë duke u organizuar takime, në të cilat me qëllimin tonë më të mirë marrim pjesë për të shpalosur qëndrimet tona, që paraqet absolutisht një vlerë europjane, por ç’është edhe më me rëndësi, në këto takime dëgjojmë zërin tuaj, fjalën tuaj, hallin tuaj. Nesër, e enjte, 26 janar është dita e juaj. Ju ftoj që të mblidheni bashkë gratë, e të kuvendoni dhe të shprehni lirshëm qëndrimet tuaja aq të rëndësishme dhe të respektuara, siç dini ju më së miri! Ju jeni shtylla e shoqërisë andaj patjetër duhet të dëgjohet edhe zëri juaj! Mos të harrojmë, pa gra në vendimmarje, nuk ka Europë!”, ka shkruar Mexhiti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

visar ganiu

Ganiu: Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair po bëhet realitet

bekteshi

“Haraçina nuk është në hënë”, Bekteshi i kërkon Spasovskit ta kryej punën!

Feta Alimi lirohet

BESA: Sot pas gjashtë viteve lirohet nga burgu Abdylfeta Alimi

kim-mehmeti

Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë!

kasami alsat

Kasami: 20 %, kusht për ndryshimet kushtetuese

grubi balluku

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

server

Pyet Serweri: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri?

hisen berisha

Befason Hisen Berisha, mbështet Kurtin

INFO

NA NDIQ