Faton Ahmeti: Statuti i BDI-së nuk i njeh format e fraksionit brenda partisë

INA
INA

22 Maj, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se BDI-ja në statut nuk i njeh format e fraksioneve brenda saj, duke iu referuar Grupit të zjarrit.

Ndërsa shtoi se me statut kryetari i partisë ka të drejtë të përjashtojë njerëz të caktuar nëse i thyejnë rregullat.

“Fraksioni nuk është formë që njeh statuti i Bashkimit Demokratik për Integrim. Statuti ynë nuk e njeh këtë formë organizimi. Statuti ynë e sheh si një kundërshtim të platformës, programit, statusit. Nëse duhet të shohim masat statuti parasheh që kryetari ka të drejtë t’i përjashtojë persona të caktuar”, tha Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni.

“Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni. Ka bërë përpjekjet që nga menaxhimi i luftës dhe të gjitha përpjekjet kanë qenë që të forcohet faktori politik shqiptar. Sa i përket çështjeve të aspiratave në vend, një pjesë e mirë e tyre janë përmbushura, duke filluar nga Marrëveshja e Ohrit dhe kështu me radhë”, tha Ahmeti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

hotel

Në Strugë dhe Ohër në gastronomi nevojiten rreth 2000 punëtorë, por nuk ka kush të punojë, rinia largohet

IMG_2043

Shea: Veriu çështje e brendshme e Kosovës, punoni me BE-në e SHBA-në dhe mos e humbni besimin

kurti vucic

Kurti thotë se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste, pjesë e listës së pagave të Serbisë

kurti kfor

Komandanti i KFOR-it: Albin Kurti ka bërë veprime të njëanshme

cigare-750x430

Shqipëria, e fundit në rajon për kultivimin e duhanit

vucic

Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000

xhevdet

“Ahmeti para se të shkonte tek babai i Thaçit, le ta vizitonte Gruvskin që e amnistoi”

kurti-1

Kurti: Kryetari i komunës së Leposaviqit po qëndron stoikisht

Screenshot_2023-06-04-16-35-55-492-edit_com.android.chrome

Përkujtim për djalin tim të mirë, Luranin

INFO

NA NDIQ