Flini pa larë dhëmbët, po i bëni shumë dëm shëndetit tuaj

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/03/2023

Larja e dhëmbëve në mëngjes është bërë pjesë e rutinës dhe higjienës elementare që të mos dalim nga shtëpia me frymëmarrje të pakëndshme, nga ana tjetër shumë njerëz e neglizhojnë atë në mbrëmje.

Larja e dhëmbëve para gjumit jo vetëm që i bën dhëmbët tanë më të shëndetshëm, por gjithashtu na pengon të shkojmë në shtrat me baktere në gojë. Në këtë mënyrë parandalojmë shfaqjen e kariesit, sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve, erës së keqe të gojës dhe sëmundjeve të tjera.

Një doktor shpjegon se çfarë ndodh nëse nuk i lajmë dhëmbët para gjumit:

Gjatë ditës, pështyma shërben si një mbrojtje natyrale, duke ndihmuar në neutralizimin e acideve në ushqim dhe duke parandaluar çdo dëmtim të smaltit. Por gjatë natës, prodhimi i pështymës zvogëlohet. Duke qenë se ne kemi një sistem mbrojtës më të dobët gjatë gjumit, është e nevojshme të lajmë dhëmbët para se të flemë për të reduktuar sasinë e baktereve në gojë”, shpjegon ai.

Përndryshe, nëse nuk e bëjmë, e vëmë veten në rrezik të sheqerit të lartë në gjak, i cili mund të dëmtojë kryesisht njerëzit me diabet.

Siç shton ai, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se bakteret jo vetëm që shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve, por gjithashtu mund të hyjnë në gjak dhe në zemër, duke çuar më tej në infeksione.

Prandaj, duhet të lani dhëmbët para se të shkoni në shtrat dhe në këtë mënyrë parandaloni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Mostbet Chicken Resmi Sitesi Mostbet Casino 202

Struga-780x439-1

Strugë/ Iu nxorën tre organe – një vezore, mitra dhe një veshkë – Nuk i shihet fundi gjyqit për lehonën Jëlldëz Veaposka

juli egla

Egla shpërthen në lot kur merr një mesazh nga nëna e saj, kjo e fundit ka një këshillë për banoren

jetmiri big brother

Jetmiri pas daljes nga BBV kërcënon produksionin: A di sa lajme do të bëjmë?

Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: “Stop” keqpëdorimit të institucioneve

policia serbe vrasje serbi

Serbi/ Bomba 1 ton e NATO-s çaktivizohet në Nish

zgjedhje maqedoni

Interesim i madh për të vëzhguar zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni të Veriut, deri më tani rreth 1000 kërkesa për akredtim në KSHZ

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

INFO

NA NDIQ