Fshati Tanushë pothuajse i zbrazur, banorët e mbetur s’kanë kushte për jetë

Picture of INA
INA

28/04/2024

Rreth 45 kilometra larg kryeqytetit, banorët e fshatit Tanushë jetojnë në kushte të vështira. Nuk kanë as dyqane për blerjen e ushqimeve, as transport të organizuar e as ambulancë. Pak banorët e mbetur në këtë fshat merrem me bujqësi e blegtori, me çka dhe sigurojnë disa prej ushqimeve bazë. Ndërkohë për çdo nevojë tjetër thonë se udhëtojnë drejt Shkupit njëherë në muaj.

“Çfarë dyqani, as autobus as asgjë, shkoj me marr pensionin në Shkup….mbes në rrugë gjithë ditën, s’ka, kush t’më merr me kamion kush të bëjë gajret. Ska makina, s’ka asgjë… As dyqan nuk ka, as ambulancë nuk ka, as asgjë në botë. Me miell, me sheqer, çaj, vaj, të gjitha duhet të blihen. Tash shkoj i blej për një muaj ose në Shkup, kur të shkoj me marr pensionin”, tha një banor.

Një ndër kërkesat kryesore të banorëve është një mjek që do të shkonte për vizita, të paktën një herë në muaj. Ata thonë se e kanë të vështirë që për një kontroll të udhëtojnë drejt Shkupit. Përveç kësaj kanë probleme edhe me dokumentet personale dhe të gjitha shërbimet i paguajnë privat.

Të paktën një mjek të na i sjellin ndonjëherë. Se ne nuk kemi për me shku në Shkup, me marrë një injeksion, ose me shku në Shkup me marrë një pako me ilaçe e nuk e dijmë, çfarë të marrim. Mjek këtu nuk vjen asnjë, ne jemi në zor për mjek, për rrugë, për kushte që na nevojiten si njerz, e vërtetë për dokumentat, gruan e kam të sëmurë, nëpër mjek, të gjitha privat I kam“, shtoi një banor tjetër.

“Mjeku më së paku njëherë në dy javë me ardh, për të moshuarit kontrollë, të gjithë të moshuar kanë ngelur. Unë vi vetëm njëherë në javë edhe shkoj në Kosovë, nuk kam dokumente të Maqedonisë, shkollën deri në klasën e gjashtë e kam të kryer këtu në fshat. Në 2001 kemi ik në Viti, atje e kam kryer shkollën fillore dhe të mesme, tash jetoj atje, vetëm verës vij nga pak sa me punu”, theksoi një banor.

Për shkak të këtyre kushteve, Tanusha ka mbetur pothuajse bosh. Sipas informacioneve të banorëve, vetëm dhjetëra banorë jetojnë atje, të tjerët shkojnë vetëm gjatë verës./Alsat.mk

TË FUNDIT
2 minuta
Ministri Bekteshi flet për rezultatet në zonën zgjedhore numër 5
46 minuta
Kosova, zyrtarisht në agjendën e AP të NATO-s
49 minuta
Maqedonia e Veriut në mesin e 38 vendeve bashkësponsor për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë
55 minuta
Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin
3 orë
Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

ME TE LEXUARA

1 ditë
Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre
6 orë
Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë
1 ditë
Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat
13 orë
Mbi 1,400 akademikë izraelitë kërkojnë përfundimin e luftës në Gaza
1 ditë
Avioni goditet nga turbulencat në ajër, humb jetën një pasagjer, plagosen 30 të tjerë

LEXO MË SHUMË

Kreshnik Bekteshi

Ministri Bekteshi flet për rezultatet në zonën zgjedhore numër 5

spiunim-bullgari-nato

Kosova, zyrtarisht në agjendën e AP të NATO-s

okb

Maqedonia e Veriut në mesin e 38 vendeve bashkësponsor për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë

ixhet memeti

Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin

burgu-idrizove

Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

0-ballina-2-1

Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”

pyje

Korrupsioni “pret” pyjet në Maqedoninë e Veriut

hristijan mickoski

Mickoski: Ahmetit, që më nënvlerësonte, do t’i japë leksione politike

ixhet memeti

Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – Profili i tij ndër më i larti i një juristi në Maqedoni të Veriut

INFO

NA NDIQ