Qeveria a po i mbështet qytetarët për rrymën, Hajredini i përgjigjet Besimit

INA
INA

02/06/2023

Ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, i është kundërpërgjigjur ministrit aktual të Financave, Fatmir Besimit, për temën e energjisë përmes profilit të tij në Facebook.

Hajredini ka reaguar pasi që Besimi ka paralajmëruar se Qeveria do të vazhdoj të mbështesë Sh.A “ESM” që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike për qytetarët. Por ndaj ka reaguar Hajredini.

“Qeveria do të vazhdojë të mbështesë Sh.A. ESM që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike për qytetarët, paska thënë ministri i Financave Fatmir Besimi. Dhe atë mbështetje do ta paguajnë qytetarët, jo Qeveria” , ka shkruar Hajredini.

Tema e energjisë, veçanërisht çmimi i energjisë elektrike, është aktuale këto ditë, pas njoftimit të kryetarit të Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, se mund të rritet çmimi i energjisë elektrike edhe për 13 për qind, nëse pranohen kërkesat e kompanive të energjisë.

Ministri Besimi mbrëmë në një dalje televizive ka treguar se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë ESM-në për të mos u rritur çmimi i energjisë elektrike për qytetarët.

“Në Buxhetin e këtij viti janë paraparë 225 milionë euro për përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë për përballimin e krizës, një pjesë e të cilave është dedikuar për ESM- tha Besimi në emisionin “Vin-vin” në TV Thelma.

Ai theksoi se gjatë sezonit të kaluar në ESM janë transferuar gjithsej 320 milionë euro nga Buxheti që të mos shtrenjtohen rryma dhe ngrohja dhe me uljen e TVSH-së si mbështetje për faturat më të ulëta janë shtuar edhe 70 milionë euro, ose gjithsej gati 400 milionë euro që të mos rriten çmimet e energjisë.

“Mendoj se është mirë që në faturat e energjisë elektrike që marrin qytetarët të tregohet shuma e subvencionit që marrin, sepse janë paratë e tyre që vijnë nga taksat që paguajnë. Qytetarët duhet të dinë se ku i shpenzojnë paratë e tyre dhe është vetëm politikë e Qeverisë që ta japë subvencionin. Besoj se në faturat për këtë vit duhet të përfshihet edhe flamuri evropian, sepse Bashkimi Evropian na ka akorduar 84 milionë euro si grant për të përballuar krizën energjetike – theksoi ministri.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rafissss

Rafis Haliti: Elitat politike shqiptare të mendohen mirë a do të notojnë në oqeanin e trazuar të Siljanovskës dhe Mickoskit!

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Plani i VLEN, çfarë po përgatitet?!

inbound5664300465053651565

Veprim i ulët, përgjigjen do ta marrë nga shqiptarët më 8 maj” – Kasami i kundërpërgjigjet Grubit për “valixhen

inbound2809497322865882318

Mariçiq: Më 8 maj do të kemi një LSDM të fuqishme, e cila do t’i kundërshtohet frymës nacionaliste që na kërcënohet

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

artan grubi

Grubi: Na votoni, s’guxojmë të lejojmë izolim dhe paperspektivë

fatmir bytyqi

Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

inbound2777176204021224397

I riu nga Shkupi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Gazi Babë

inbound5507249110005448427

Vërshohen hapësirat e Toksikologjisë, Klinika nuk ka qenë e siguruar

INFO

NA NDIQ