IPARD II, 10 milionë euro të pashfrytëzuara

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/01/2023

As sivjet nuk u shfrytëzuan plotësisht paratë e pakthyeshme nga Evropa përmes Programit IPARD 2. Ndonëse në një kohëzgjatje prej 2017 deri 2022, 60 milion eurot e Komisionit Evropian për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, nuk u shfrytëzuan 100%. Me tre masat dhe disa thirrje publike, janë lidhur 2369 kontrata nga firmat apo individët që merren me bujqësi dhe me ndërmarrësi për zhvillim rural. Drejtori i Agjencisë përkatëse Nikica Baçovski tha se përparësi do të kenë me financim shtesë për femrat nën 30 vjet, të cilat merren me bujqësi.

“Me shfrytëzimin e mjeteve të programit IPARD modernizohet mekanizmi bujqësor, instalohen teknologji të reja në prodhimtarinë bujqësore duke rritur kapacitete prodhuese vendore dhe mikro-bizneset, të cilat operojnë në zonat rurale. Janë mbështetur shumë investime në traktorë, mekanizime shtesë, sisteme të ujitjes, rrjete ndërtimore, pajisje për ferma të blegtorisë, ftohës, pika të shitjes, bulmetore, thertore si dhe objekte për turizëm rural dhe strehimore për të moshuar”, deklaroi Nikica Baçovski, Drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi-Zhvillim Rural.

Në programin IPARD 3, Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski tha se kanë lehtësuar procedurat që gjysma pagesës tu bëhet posa të lidhin marrëveshjet dhe gjysma tjetër në përfundim të projektit. Për shembull, nëse një bujk aplikon për 50 mijë euro subvencion, duhet që për të njëjtin investim të jep edhe 50 mijë euro nga xhepi tij për ndërtim, riparim blerje të pajisjeve, mekanizmave dhe makinerive në fermën e tij.

“Përmes programit IPARD ndihmojmë në zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë vendore, duke i furnizuar me pajisje të reja mekanike për të rritur prodhimtarinë. Ndihmojmë në përparimin ekonomik dhe posaçërisht me IPARD 3 edhe në zhvillimin rural dhe të turizmit rural”, tha Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Në programin IPARD 1, deri sa në pushtet ishte BDI-VMRO, gjatë 2012-2017 ishin realizuar vetëm 20% të projekteve ose thënë ndryshe 80% e parave të dhuruara nga Komisioni Evropian kanë mbetur të parealizuara dhe u kthyen prej nga kanë ardhur. Gjatë programit IPARD 3 për Maqedoninë e Veriut janë paraparë 157 milion euro, të cilat për 5 vitet e ardhshme do të subvencionojnë të gjithë personat fizik dhe juridik që merren me degët e bujqësisë dhe zhvillimit rural. /Alsat

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË