Ivo Inxhov: Bullgaria mund të zbusë pozicionin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

5 Janar, 2022

Bullgaria në rrethana të caktuara mund të zbusë pozicionin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ndoshta do të pajtohet për fillimin e negociatave me BE-në gjatë vitit, thotë profesori i Universitetit “Veliko Tërnovo”, Ivo Inxhov, në sondazhin tradicional politik të bërë nga gazeta e Sofjes “Dnevnik” në fillim të vitit të ri 2022.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ai nuk beson se Qeveria bullgare do të shpërbëhet për shkak të sfidave të politikës së jashtme, siç janë marrëdhëniet NATO-Rusi apo negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Sipas Inxhov, në lidhje me temën e Maqedonisë së Veriut, mund të spekulohet për thellimin e ndarjeve ndërmjet partisë “Ndryshimit vazhdon” dhe partisë Bullgarisë Demokratike, të cilat kanë qasje më pragmatike, nga njëra anë, dhe “Ka një popull të tillë”, por edhe Partia Socialiste Bullgare nga ana tjetër mbron idetë e nacionalizmit romantik.

“Për Brukselin dhe Uashingtonin, kërkesa kryesore bullgare është e pakuptueshme, në përgjithësi – Maqedonia të njohë të vërtetën historike të historisë sonë të përbashkët, gjuhën tonë të përbashkët deri në vitin 1944 – dhe kjo nuk mund të merret si argument serioz për anëtarësimin në BE”, tha Inxhov.

Sipas tij, Bullgaria do ta ketë më të vështirë ta detyrojë Maqedoninë të përjashtojë “gjuhën e urrejtjes” nga tekstet, mediat dhe monumentet.

Në lidhje me planet e kryeministrit bullgar Kirill Petkov për të ngritur ekonominë si një prioritet në marrëdhëniet në mes Sofjes dhe Shkupit, Inxhov tha se një qasje e tillë mund të kontribuojë në përmirësimin e klimës dypalëshe.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bilall-kasami

Kasami thirrje për front opozitar shqiptar: Të bashkohemi për fitore

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

ajvazi ibrahimi haracine

Sherri mes kryetarit dhe ish-kryetarit të Haraçinës, komuna e mbyllur, prokuroria sjell një vendim

veriu i kosoves

Situata në veriun e Kosovës, Rusia akuzon SHBA-të dhe BE-në

edita

Edita Tahiri: Ku ishin gjatë luftës këta trimat e VETËVENDOSJES!

IMG_1521

Zgjedhet pasuesi i Vuçiqit në krye të partisë SNS, kush është i besuari i presidentit serb

IMG_1517

Promovohet në Shkup Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA

matura-shteterore-provimi

Sot provimi i parë i maturës shtetërore

mickoski-kovacevski

Kovaçevski: Do ta ftojë në takim Micksokin, do të propozojë që të flitet vetëm për dy tema

INFO

NA NDIQ