Izet Mexhiti i përgjigjet ofertës së Kasamit

INA
INA

28 Maj, 2023

Nënkryetari i BDI-së dhe njëri nga prijësit e fraksionit brenda këtij subjekti, Izet Mexhiti ka komentuar ftesën publike të kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për një front të fuqishëm opozitar, përfshirë edhe fraksionin e BDI-së, për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Kasami ftoi fraksionin ti bashkohet frontit të tyre dhe të shkëputet nga BDI. Megjithatë, Mexhiti në një prononcim për TV21 nuk ka sinjale për një bashkëveprim.

“Urojmë konsolidimin e opozitës shqiptare. Ne e vazhdojmë betejën fuqishëm brenda BDI-së”, tha Mexhiti për TV21.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bën thirrje për unitet dhe front opozitar duke i bërë thirrje fraksionit të BDI-së dhe grupit parlamentar dhe anëtarësisë së ASH-së me frymë opozitare.

“Dje u hodh hapi i parë i bashkëpunimit dhe unifikimit të opozitës shqiptare. Si kryetar i Lëvizjes BESA i shtriva dorën e bashkëpunimit Afrim Gashit dhe pas shkëputjes përfundimtare të fraksionit të BDI-së do të shtrijë dorën e bashkëpunimit unifikues edhe atyre. I bëj ftesë korrekte dhe të sinqertë grupit parlamentar dhe gjithë anëtarësisë së ASH-së me orientim opozitar që t’i bashkëngjitet frontit opozitar, sepse ata gjithmonë kanë qenë për ndryshim në kampin politik shqiptar dhe për ta rrëzuar BDI-në”, thuhet në thirrjen e Kasamit.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

bujar osmani

Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiqin: Mirëpres deklaratën për tërheqje

INFO

NA NDIQ