Kasami: ASH degjeneroi, po përgatitë anëtarësinë për koaliconin me BDI-në

INA
INA

5 Qershor, 2023

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka deklaruar sonte në Klan Debat se Aleanca për Shqiptarët po përgatit votuesit dhe anëtarësinë e saj, për një koalicion të ardhshëm me BDI-në për zgjedhjet parlamentare.

Kjo parti, sipas Kasamit, ka degjeneruar dhe ka zhgënjyer simpatizuesit e saj, duke shpëtuar, sipas tij, BDI-në dhe qeverinë e saj.

“Ata po përgatisin votuesit që eventualisht nesër në zgjedhje të rregullta apo të parakohshme të shkojnë me lista të përbashkëta me BDI-në”, deklaroi mes tjerash Bilall Kasami.

Por sipas tij, me refuzimin për heqjen e “20 përqindëshit” në këto ndryshime kushtetuese, BDI sipas Kasamit, po i tregon edhe partnerit të saj në qeveri se kush është lideri e kush vendos për politikën shqiptare në Maqedoni. Kjo sepse sipas Kasamit, përkundër deklarimeve të ministrave të ASH-së dhe kryetarit të saj, Artan Grubi dhe krerët e BDI-së e kanë treguar qartë, se në këtë hapje të Kushtetutës, nuk do të diskutohet për “20 përqindëshin”.

“Unë vlerësoj se është inat edhe ndaj opozitës, por më shumë është inat ndaj partnerit shqiptar të koalicionit”, tha mes tjerash Kasami në Klan Debat.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

bujar osmani

Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiqin: Mirëpres deklaratën për tërheqje

Polici-a-2-750x430

Rast i rëndë në Shkup! Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

zemra semundje

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë në Maqedoni, mjekët apelojnë për kontrolle

INFO

NA NDIQ