Katër muaj burg për profesorin strugan që sulmoi nxënësin me “boks hekuri”

Picture of designer@fetishimedia.ch

11/02/2022

Katër muaj burg për profesorin që në dhjetor të vitit të kaluar sulmoi një nxënës të tij me një “boks hekuri” në gjimnazin e Strugës “Ibrahim Temo”, njoftoi sot Gjykata Themelore në Strugë, përcjell INA.

Gjykata e shpalli fajtor për kryerjen e veprës “dhunë” dhe në masën e dënimit do t’i llogaritet edhe periudha e mbajtjes në paraburgim, deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

Avokati i tij, Sead Mena, bëri apel, me argumentin se provat nuk ishin vlerësuar objektivisht. Në të vetmen seancë gjyqësore, të zhvilluar një javë më parë, profesori tashmë i dënuar Erol Spaho tha se rastit i ka paraprirë një debat verbal me kolegen e tij, nënën e nxënësit të dëmtuar. Ai ka treguar se ishte sulmuar nga nxënësi në tualet. Boksin e hekurit e ka nxjerrë jashtë për ta trembur, por ka përfunduar në kokën e studentit.

Mbrojtja e profesorit kërkoi më pas heqjen e masës së paraburgimit me arsyetimin se nuk plotësoheshin elementet objektive të krimit të dhunës.

“Ka prova kontradiktore, sidomos dëshmitë e dëshmitarëve dhe të dëmtuarit dhe në kundërshtim me Prokurorinë. Kërkuam heqjen e masës së paraburgimit dhe besoj se gjykata do të marrë vendimin e duhur”, tha avokati Sead Mena pas seancës së 3 shkurtit.
Ngjarja ka ndodhur më 23 dhjetor të vitit të kaluar në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” në Strugë. Pas sulmit nga profesori, studenti u shtrua në repartin e Kirurgjisë me një dëmtim në kokë, ku pas qepjes u lirua për mjekim në shtëpi. Pesëdhjetë e shtatë vjeçari është ndaluar nga policia dhe më pas i është caktuar masa e mbajtjes dhe ndërkohë me propozim të komisionit disiplinor të shkollës i është ndërprerë marrëdhënia e punës. (INA)

TË FUNDIT

“3% Rritje Ekonomike në 2025 – Banka Popullore Premton Stabilitet dhe Begati!”

VLEN: Mbështesim partnerët tanë strategjik, jemi kundër armëve bërthamore!

Asnjë përmbarues pa licencë në RMV, një i vetëm gjobitet

Për 22 vite heshtje ligjore, tani ligj për barazi të vërtetë” – Ibrahimi përgjigjet kritikëve

ASH: Propozim-ligji i ri, fasadë që kërcënon barazinë etnike në Maqedoni

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË