Kërkohen rroga së paku 600-700 euro, shpenzimet dhe çmimet rriten çdo ditë në Maqedoni (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18 Janar, 2022

Rritja e shpenzimeve të jetesës në Maqedoninë e Veriut assesi të ndalet. Një kronikë e Alsat-M pasqyron shqetësimet e qytetarëve të cilët thonë se nuk po munden të përballojnë këtë valë shtrenjtimet.

Ata pranojnë se ka rënë fuqia blerëse, por kërkojnë ndërhyrje të autoriteteve për të ndihmuar në këtë situatë, sidomos kategoritë më të rrezikuara.

“Nëse tani mund të blesh një qese me ushqim për 3000 denarë, dy vjet më parë mund të kishe blerë dy qese. Sasia e parave që ka mbetur e njëjtë në familje, ndoshta është ulur cilësia e ushqimit apo ka alternativë, çfarë me paratë? Të blini ushqim apo t’i paguani faturat?”, thotë për Alsat, Biljana Dukovska- Platforma kundër varfërisë.

Qytetarët thonë se me rrogat, ndihmën sociale dhe pensionet nuk mund të përballojnë këtë situatë të shtrenjtimeve dhe çmimeve të ngritura në tavan.
Ata ankohen se pjesa më e madhe e parave shkon për pagesën e faturave si dhe shërbime të tjera elementare, ndërsa ku mbeten ushqimet e nevojshme.

Qytetarët e pyetur nga Alsat thonë se rrogat patjetër duhet të rriten dhe të shkojnë së paku nga 600 deri në 700 euro, për të përballur situatën e krijuar, e cila po vijon me çmime marramendëse dhe të papërballueshme. (INA)

https://www.youtube.com/watch?v=Cc_ogCa8IfY&feature=emb_err_woyt

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

maja manoleva

Shkarkimi i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë në Shkup, zëvendësministrja kundër ministrit

izet mexhiti

Heqja e 20%, ja çka thotë Mexhiti

qeveria-e-maqedonise

Mbledhja e sotme e Qeverisë, ja vendimet e miratuara

Beograd, 14. decembra 2022 - Trilateralni susret predsednika Republike Srbije Aleksandra Vučića ca specijalnim predstavnikom EU Miroslavom Lajčakom i zamenikom pomoćnika američkog državnog sekretara Gabrijelom  Eskobarom. FOTO TANJUG/SAVA RADOVANOVIĆ/bs

FT: Tensionet në Veri, ja pse SHBA, BE dhe NATO u rreshtuan krah Serbisë?

ali ahmeti bdi

Ahmeti: Ndryshimeve kushtetuese duhet t’i paraprijë pajtimi i partive politike

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

100 ditët e qeverisjes – ASH do të japë llogari

kovacevski mickovski

Nesër takimi Kovaçevski – Mickovski, çka do vendosin?!

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Në Bruksel vazhdon skrining agjenda bilaterale për Klaster 3 “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”

mickoski

Mickoski i prerë: Jo ndryshimeve kushtetuese! LSDM: Mickoski të vendos, ose me BE ose me Levicën

INFO

NA NDIQ