Këto janë ditët e pushimeve dhe të uikendeve të lidhura këtë vit në RMV

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Mars, 2023

Këtë 2023 kemi dhjetë fundjavë të zgjatura, ndaj bëni mirë oraret tuaja të punës në mënyrë që të mund t’i shfrytëzoni ditët për pushim dhe rekreacion.

Pashkët në 2023 janë më 16 prill. Ashtu si çdo vit, rreth kësaj feste do të ketë 4 ditë jo pune, duke përfshirë një fundjavë. Nuk do të punohet më 14 prill kur është e Premte e Madhe dhe pas fundjavës do të mbyllet dita e dytë e Pashkëve, pra 17 prilli, e hënë.

Në këtë muaj edhe 21 Prilli është jofunksional për të gjithë qytetarët, kur festohet Bajrami i Ramazanit – bie të premten, që do të thotë se do të kemi një fundjavë të këndshme verore.

Në maj, ne kemi një fundjavë të gjatë në fillim të muajit.

1 maji bie të hënën, që do të thotë se bashkë me fundjavën do të kemi një mundësi të mirë për të planifikuar një udhëtim.

Në qershor, qytetarët ortodoksë kanë një ditë jo pune, e cila është 2 qershori, kur festohet festa ortodokse Dita e Gjithë Shpirtrave. Dita jo pune është dita e premte, çka do të thotë se do të ketë mundësi për një tjetër fundjavë të gjatë.

Dita e dytë jopune e gushtit do të na sjellë gjithashtu një fundjavë të gjatë pasi festa Fjetja e Zonjës së Bekuar Virgjëreshës Mari (Bogorodica) bie më 28 gusht, një e hënë që do të thotë se do të jetë një tjetër fundjavë e gjatë.

Në shtator kemi një tjetër mundësi të mirë për pushime të shkurtra në fund të verës sepse 8 shtatori, dita e pavarësisë bie të premten.

Dita e dytë jopune e tetorit është një mundësi e re për një fundjavë të gjatë, sepse dita e VMRO-së bie më 23 tetor, e hënë.

Në dhjetor, 8 dhjetor, e premte, dita e Shën Kliment Ohri, që është një mundësi e re për një fundjavë të gjatë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

2FA6E074-7C03-40D7-A5F8-CF38916EFFBC

Rreth 100 nxënës të helmuar në veri të Afganistanit

spasovski

Spasovski për alarmet e rreme për bomba: Me protokollet e reja u intensifikuan hetimet dhe arritëm në rezultate

5F921A58-1701-4340-826E-7AA7411464BC

Arifi për debatin në parti: Shokët tanë është mirë që bashkërisht me ne, ta përkujtojnë rëndësinë e BDI-së edhe në Ballkan

ali-ahmeti-2

Ali Ahmeti: Pres që për 3-4 vite të bëhemi pjesë e BE-së

policija-1-800x445

MPB: Trafikimi i migrantëve – arrestohen 10 persona!

fature-market

Qytetarët: Çmimet janë të papërballueshme, “shkrirja” nuk ndryshoi situatën

67B35831-5425-436A-B184-D5AF8643A911

Rrustemi: Garantojmë se për katër vite dhe shtatë muaj do të ndërtohen 110 kilometra autostradë në korridoret

Klinika-Shkup

Hemofiltrimet janë kryer edhe në kardiokirurgjinë shtetërore gjatë pandemisë COVID-19

policia-tetove-spb-mpb

Kërcënoi vjehrrin e saj, arrestohet nga policia

INFO

NA NDIQ