Klinikat e Shkupit me 6 drejtorë të rinj nga radhët e ASH-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

8 Mars, 2023

Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të ketë gjashtë drejtorë të rinj. Këtë sot e paralajmëroi ministri i sapozgjedhur i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Sipas tij, drejtorët e rinj do të jenë në Klinikën e Neurologjisë, Endokrinologjisë, Onkologjisë, Dermatologjisë, Gjinekologjisë, Oftamologjisë.

Ndryshimi i drejtorëve është pjesë e marrëveshjes së qeverisë me Aleancën për Shqiptarët për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar, përcjell INA.

Ministri Mexhiti  tha se gjëja e parë që do të bëjë është të gjejë zgjidhje për kaosin e trafikut në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.  Prioriteti i dytë do të jetë përditësimi i listës pozitive të barnave dhe e treta – gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë.

Agjencia e lajmeve INA ditë më parë publikoi emrat e përzgjedhur për drejtor nga radhët e ASH-së.

Drejtor i Klinikës së Neurologjisë Shkup – Visar Miftari

Drejtor i Klinikës së Onkologjis në Shkup – Halid Matoshi

Drejtor i Klinikës së Dermatologjisë – Genc Selmani

Drejtor i Klinikës Kozle – Tair Tahiri

Drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë – Jeton Shaqiri

Drejtor i Klinikës së Oftamologjisë – Bekim Tateshi

Shtëpia e Shëndetit Shkup – Vullnet Selim

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

1EF51F46-2B41-4B1F-93BD-AEECBCE837A5

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

BIZNESE-PRODHUESE-1

ESHS: Është ulur prodhimtaria industriale

lideret-maqedoni-shqiptar

Situata në Kosovë: Partitë politike shqiptare – Kosova të bashkëpunojë me aleatët!

Albin-Kurti-5

Kurti: I brengosur, por jo i frikësuar nga sanksionet e SHBA-së

polici

Sulmoi dy vajza të mitura , arrestohet një person në Gostivar

1667FB40-551B-4886-9B4C-7527F8288B1B

Grubi realizoi takim me ambasadorin francez, Bomgartner

fatmir mexhiti

Mexhiti: Duhet riorganizim i plotë i sistemit shëndetësor në RMV

Arrestim_Pranga-780x468-1

Hajni nga Shtipi i vjedh portofolin një të mituri në Gostivar

IMG_1712

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

INFO

NA NDIQ