Kolla e Keqe, Mehmedoviqi: Elementi bazë i parandalimit është vaksinimi

ina-online
ina-online

12/01/2024

Mënyra më efekase për ta parandaluar përhapjen e pertusisit (kollës së mirë) është vaksinimi, nuk është as mbyllja e kufijve, nuk është as mbajtja e maskave, nuk është as larja e duarve, edhe pse nuk duhet t’i minimizojmë si masa mbrojtëse, thotë Dr. Zllate Mehmedoviqi nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Ai në emisionin Vin Vin në televizinin Telma, theksoi se efektiviteti i vaksinimit kundër kollës së mirë është 90 për qind.

“Kjo do të thotë që nëse kjo është linja e parë, të gjitha këta elementë të tjera shoqëruese të cilat mund t’i përdorim, mendoj se mbyllja e kufijve është përtej logjikës së shëndoshë, këtë KOVID-i na e tregoi se praktikisht nuk mund ta kontrolloni sëmundjen infektive kur mjedisi është i përmbytur me raste pozitive. Megjithatë këto rekomandime për mbajtjen e maskës, larjen e duarve, ruajtjen e higjienës, kujdesin në atë se cilat sipërfaqe preken dhe si preken, sepse pastaj fytyra apo hunda mund të kontaminohet. Apeli më i madh që mund t’ua bëjmë prindërve është t’i vaksinojnë fëmijët. Nuk është se nuk mund të rekomandojmë shumë gjëra dhe maska ​​dhe higjienë, por mos e bëni të jetë zëvendësues për vaksinim të fëmijëve tuaj”, thekson Mehmedoviqi, përcjell PRESSonline.al

Ai bën thirrje për ndërgjegjësim më të madh për efikasitetin e vaksinimit. Sipas tij, prindërit duhet të përqendrohen në hulumtime nga burimet përkatëse, në vend që t’u kushtojnë vëmendje titujve sensacionalë në rrjetet sociale.

“Nevojitet një përqindje shumë e lartë e vaksinimit që të mendojmë se do të kemi një shtet të sigurt, serioziteti i sëmundjeve të cilat janë të parandalueshme me vaksina janë për një arsye të vendosur në kalendarin e rregullt të imunizimit sepse ato sëmundje mund të çojnë në komplikime kryesisht akute, por mund të çojnë edhe ndaj komplikimeve afatgjata”, deklaroi Mehmedoviqi, përcjell PRESSonline.al

Shtoi se për vaksinimin kundër fruthit ekzistojnë dëshmi shkencore të cilat tregojnë se janë të sigurta dhe nuk shkaktojnë autizëm.

“Prindërit duhet të ulen dhe t’i lexojnë abstraktet me një faqe, jo analizat e hollësishme për lidhshmëritë e tyre nga revistat revistat përkatëse mjekësore dhe të kuptojnë se nuk duhet të lejojnë që fëmija i tyre pasi do ta kalojë fruthin 10 vjet më vonë të zhvillojë një sëmundje që mund përgjithmonë ta dëmtojë sistemin e tij nervor. Në kohën kur ishte epidemia e fruthit, kishte dhjetë raste të fëmijëve pozitivë ndaj fruthit, të gjithë të pavaksinuar, dhe te pesë prej tyre veçse kishte autizëm”, theksoi ai.

Lidhur me rastin e kollës së mirë te një fëmijë nga Kërçova, Mehmedoviqi informon se ende po përpunohen të dhënat në qendrat e shëndetit publik.

“Konkretisht rasti me fëmijën në Kërçovë mund të them se ende është në përpunim në qendrat e shëndetit publik dhe kur t’i kemi të gjitha të dhënat përfundimtare për atë se në cilën mënyë është mbyllur rrethi i mundësive për përhapjen e infeksionit, do t’i ndajmë. Një nga gjërat e rëndësishme të cilat duhet të dihen është se përdorimi i hershëm i antibiotikëve mundëson ndërprerjen e zinxhirit të përhapjes”, potencon ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

inbound5507249110005448427

Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

INFO

NA NDIQ