Kompozitori i këngës “Xhamadani vija-vija” zbulon si u krijua hiti i njohur dhe Shkurte Fejza

ina-online
ina-online

27/10/2023

“Xhamadani vija-vija” është një ndër këngët më të pëlqyera dhe më të dëgjuara kudo ku ka shqiptarë. Mirëpo, kompozitori i saj, Zef Çoba zbuloi për emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, se titulli origjinal i kësaj kënge është “Kma një lot pikon si ar”.

Ai zbuloi se si ky hit u krijua për artisten Shkurte Fejza dhe që sot është padiskutim një nga meloditë më emocionuese.

“Çuditërisht ka qene një kohë që këtu në gishtin tim ka pasur kallo nga të shkruarit me laps të partiturave pafund. Edhe brenda një ore si kompozitor më vijnë disa nota dhe në bashkëpunim me poetin brenda 3-4 orësh që më bëri më të njohur se gjithë kjo puna tjetër.

Shkurte Fejza ishte e ftuar në një emision këtu në Tiranë, e realizonte regjisorja e mirënjohur Vera Grabocka “12 vallëzime pa një të shtunë”, edhe mori pjesë. I kërkuan të këndonte një këngë dhe ajo tha që këngën do shkonte ta këndonte javën tjetër. Sigurisht që ishte një intuit e saj të sillte një këngë që përfaqësonte diçka më tepër se një interpretim spontan. Ishte ky moment që më kërkoi ta bëja këtë këngë dhe kënga u titullua në atë realitetin e kohës “Kam një lot më pikon si ar”, ishte vargu i parë dhe titulli i këngës. Pastaj vitet rrodhën dhe vetë njerëzit kanë bërë disa ndërhyrje të vogla si për shembull titulli “Xhamadani vija-vija”, kur në fakt është “Në xhamadanin vija-vija”, që do të thotë në etnosin tonë është e drejta jonë, që askush nuk mund ta marr”, rrëfeu Çoba./abcnews.al

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

UT Universiteti tetoves

UT me 13 fakultete dhe 98 programe studimore

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

merko ramiz

Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve

INFO

NA NDIQ