Kongresmeni Torres del kundra Blinken për Kosovën: “Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës”

INA
INA

27 Maj, 2023

Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka mbetur i zhgënjyer nga Sekretari i Shtetit të tij, Antony Blinken, që dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e djeshme në Veri, përcjell korrespodenti i INA-s nga Uashingtoni.

Ai tha se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së.

“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. (Beqir Sina/INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

INFO

NA NDIQ