Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Picture of ina-online
ina-online

13/04/2024

Autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë, në pikëkalimin kufitar Vërmicë. Foto: AP

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e Shqipërisë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.

Protokolli i rishikuar u nënshkrua në Tiranë nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla.

Balla tha se gjatë periudhës së lehtësimit të kalimit kufitar nuk do të ketë kontrolle për qytetarët e dy vendeve.

“Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona“, pohoi ministri Balla, ka raportuar “Tv Klan”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.

“Në vazhdimësi po thellojmë bashkëpunimin, jemi të vendosur për më shumë për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë e të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona. Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t’i ndjejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror. Me qasjen ‘burokraci zero’, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta. Edhe Policitë tona të bashkëpunojnë sikurse bashkëpunojnë Departamentet brenda policisë”, u shpreh ministri Sveçla.

Balla ndërkaq tha se gjatë vitit 2023 janë regjistruar në hyrje përmes kësaj pike kalimi 1,445,204 shtetas shqiptarë dhe 4,430,161 shtetas të huaj.

“Shifra që flasin për dyfishim të lëvizjeve në këtë pikë kufitare krahasuar me vitin 2021. Duke marrë në konsideratë në përgjithësi fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasve në këtë pikë, si dhe po ashtu duke marrë në konsideratë situatën e veçantë gjatë sezonit turistik veror dhe sezonit turistik dimëror, sepse unë mendoj që duhet t’i japim një shtytje edhe sezonit dimëror, duke përfituar në fakt edhe nga bukuritë natyrore që ofron Kosova. Në këtë aspekt përmes kësaj marrëveshje do të shmangim radhët e gjata dhe do të lehtësojmë kushtet e udhëtimit të qytetarëve tanë”.

“Uroj dhe mendoj që shpreh të njëjtin mendim me mikun tim ministrin Sveçla, që këtë sezon mirëpresim më shumë motra dhe vëllezër kosovarë duke i garantuar që nuk ka asnjë pengesë të asnjë lloji në kufi”, u shpreh Balla.

Ai deklaroi se kanë diskutuar edhe në rishikimin e protokolleve të tjera, duke përfshirë pikat tjera përbashkëta kufitare mes dy vendeve, siç janë ajo në Valbonë, në Shishtavec dhe zona të tjera turistike të Shqipërisë.

TË FUNDIT
18 sekonda
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
1 orë
VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)
2 orë
Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës
2 orë
Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
2 orë
Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte

ME TE LEXUARA

13 orë
Pendarovski nga Zhelina: Njëri opsion është Maqedonia pa konflikte ndëretnike, tjetri është rrezik për ndarje dhe tensione
4 orë
Planifikoni të shpërnguleni në Gjermani, ja sa kohë ju shkon duke kërkuar banesë
4 orë
Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë
4 orë
Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së
1 ditë
Ndahet nga jeta veprimtari dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi
4 orë
Siguria në Ballkan, Demiraj: SHBA i ka dërguar sinjal të qartë Vuçiqit, nëse gabon…
1 ditë
Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%
2 orë
Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte

LEXO MË SHUMË

Kuvendi-Kosoves

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

vlen llogo

VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)

aeroporti-adem-jashari

Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës

IMG_1641

Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte

dritan demiraj

Siguria në Ballkan, Demiraj: SHBA i ka dërguar sinjal të qartë Vuçiqit, nëse gabon…

Donika Gervalla

Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së

mali-i-zi

Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë

gjermani jeta

Planifikoni të shpërnguleni në Gjermani, ja sa kohë ju shkon duke kërkuar banesë

INFO

NA NDIQ