Kosova u bën thirrje qytetarëve të saj të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi

Picture of INA
INA

17/04/2024

Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Kjo thirrje, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së, shkruan REL/RFE.

https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/840765404747003?ref=embed_post

Thirrja vjen pasi sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se autoritetet në Serbi që nga mesnata “po mbajnë të bllokuar” së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë nga Kosova.

Sipas tij, bllokimi i autobusëve në pikëkalimin kufitar Batrovci, që lidh Serbinë me Kroacinë, është bërë “në shenjë hakmarrjeje dhe nervozizmi absurd” ndaj votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Bllokimi i më shumë se 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Haxholli tha se pasi që Zyra Ndërlidhëse serbe është duke komunikuar me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës, duke shtuar se synon që të udhëtojë drejt pikëkalimit kufitar Serbi-Kroaci për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve të Kosovës që mbeten të bllokuar atje.

Më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e një shteti në këtë organizatë.

Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi pas votimit se shteti i tij do të vazhdojë luftën “me të gjitha forcat” që vendimi të mos miratohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.

Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.

TË FUNDIT
8 minuta
Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale
13 minuta
Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë
3 orë
Parimi “fituesi me fituesin”, Mickoski i përgjigjet BDI-së
3 orë
Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj
5 orë
Fushata parlamentare – Kush, çka premtoi sot?

ME TE LEXUARA

8 orë
VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)
1 ditë
Politika po e përdor UÇK-në, të cilën e lanë pa status e në mjerim
5 orë
Taravari: BDI si gjithmonë ka mbijetesë vetëm pushteti
1 ditë
Ja kush janë Spin Doktor-sat që po i mbulojnë politikanët e dështuar në Maqedoni
5 orë
Debati i parë për zgjedhjet në PE, Von der Leyen përballet me presionin e sfidantëve
1 ditë
Ulen çmimet e derivateve të naftës
5 orë
Fushata parlamentare – Kush, çka premtoi sot?
1 ditë
Taravari: Në qeverinë e re, rininë do t'a kemi prioritet (FOTO)

LEXO MË SHUMË

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale

arben taravari

Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë

mickoski ali ahmeti

Parimi “fituesi me fituesin”, Mickoski i përgjigjet BDI-së

Albin Kurti Shkup

Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj

fushata-maqedoni

Fushata parlamentare – Kush, çka premtoi sot?

parlamenti evropian

Debati i parë për zgjedhjet në PE, Von der Leyen përballet me presionin e sfidantëve

arben taravari

Taravari: BDI si gjithmonë ka mbijetesë vetëm pushteti

vlen llogo

VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Grubi po shpërndanë informacione të rrejshme (DOKUMENT)

IMG_1641

Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

INFO

NA NDIQ