Kurvat politike

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Mars, 2023

NGA KALOSH ҪELIKU

Përditë, partitë politike shqiptare në pozitë dhe “opozitë”, përmes propagandave partiake, nateditë mi shurdhojnë veshët me trumbetime publicistike para kamerave televizive të “fitoreve madhore”: “arritje” arsimore, kulturore dhe ekonomike në ndërtimin e shtetit “përbashkët”. Edhe, “revolucione”, se: gjatë mandatit të tyre në pushtet kanë arritur suksese marramendëse politike.

Barazi të plotë kombëtare: jetesë, ndërtimin e shkollave, rrugëve, standardin jetësor të popullit, që vdes edhe për bukën e gojës. Uljen e çmimit të bukës?! Herë pas here, edhe rritjen e pagave. Pensioneve. Shkak, edhe: që ikë nga Atdheu.

Mirë, them unë. Po, ky popull historikisht në jetë nuk e ka pasur problem me bukën e gojës, po me Lirinë. Shtetin e “përbashkët”. Trurin që ia dhuroi Natyra, ia sakatoi sistemi komunist, dhe ky i sotmi neokomunist. E dalldisën hamllave me protesta politike dhe “revolucione, duke ia rrëmbyer vetë politikanët shqiptarë me kurvat politike. Fatkeqësisht, e lanë nën nivelin e të arriturave politike, arsimore dhe kulturore të sistemit komunist jugosllav.

Jugosllavia komuniste, së paku u dha “liri” partizanëve të partive politike të “vëllazërim – bashkimit”. Poste politike: ministra, zv/ministra, drejtorë e shefa të shërbimeve sekrete shtetërore. Sigurimin dhe kundërzbulimin në Maqedoni, asaj kohe e udhëhiqnin dy shqiptarë: Njëri, Maqedoninë Lindore (H. M.), dhe tjetri Maqedoninë Perëndimore (B. B.). Përmëtepër, pas shokut Tito patëm edhe kryetar të Jugosllavisë, Sinan Hasanin.

Shaqiptarët, edhe pse i kishin dhurata dhe shpërblime këto poste të larta nga Partia Komuniste Jugosllave, nuk bënin luftë dhe fushata parazgjedhore si Sot për të pasur “kryeministër shqiptar” edhe në Maqedonin e Veriut, por kërkonin shkolla në gjuhën shqipe. Universitet. Libra. Vende pune. Edhe pse, asaj kohe kishin një Universitet, në Prishtinë. Katedra të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Beograd e Shkup. Shkolla të larta pedagogjike. Shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë, Klube të artistëve shqiptarë, shkolla shqipe, Shoqëri Kulturore Artistike. Libra të “rrezikshëm”. “Liri”. Vende pune, edhe në Beograd. Radio – Televizion. NGB “RILINDJA”. Kosova, Autonomi si Krahinë (shtet më vete), Polici… Maqedonia, nuk kishte kufi me Kosovën. Kufi politik, të cilin e fitoi pas “ndryshimeve” demokratike. E kënaqën Atdheun Tre kryeministrat shqiptar: Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Tashti, u mungon një “kryeministër shqiptar” (kukull) edhe në Maqedoninë e Veriut, siç thotë Vuçiqi për të shpallur Nesër, para fushatave të zgjedhjeve të parakohshme “Shqipërinë e Madhe”?!

Sistemi ish komunist, u dha shqiptarëve, Lidhje të shkrimtarëve me shtëpi të veten. Sot, pa shtëpi, në “sallmadi”. Edhe, gazeta javore dhe të përditshme. Revista letrare. Revista për fëmijë. Tekste shkollore e universitare. Vende pune, anë e mbanë Jugosllavisë. Qofshin ato edhe fizike me “sharrë në krah”, sipas një poezie të poetit Esad Mekuli, apo institucionale. Hapsirë kulturore artistike. Union të intelektualëve (viçave). Dhe, Sot: ua rrëmbeu vetë sistemi Neokomunist. Në vend të tyre propagandon me të madhe para kamerave televizive emisione pornografike partiake me pak artistë shqiptarë. Shumica, janë “krijuesë” të partive politike. I harroi duke vrapuar pas posteve politike dhe pasurisë familjare, klanore, miqësore.

Përditë, duke shënuar përvjetore të vdekjeve dhe lindjeve, krah për krahu fotografohen para kamerave televizive. I rehabilitojnë, kamelonët e tyre partiak, që i ndërrojnë partitë politike, si kurva burrat. Edhe pse, kurvës i ka hije të shkoj burrë më burrë. Por, jo edhe këtyre burrave me brekët mbi pantollona. Bythekrye, t’i shkërdhej kujt t’i teket nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”. Q… –në, rreth mullarit me bërllok, në “Bit-Pazar”. Shumëzojnë lindjet e partive politike shqiptare. Kopilat. Ose, siç thotë populli: I hurit, dhe kallirit t’i kërcejë në shpinë. Politikanët shqiptarë, vetë duhet të q… –në si burrat në “Shtëpinë publike”.

Atdheu, Sot: nuk ka nevojë për kurva politike, por për kurvarë… Burra…

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adnan-azizi

BDI-në do e çojnë shqiptarët në opozitë!

skender minxhozi

Diplomati i hidhur Escobar dhe “individi” Kurti

shkelzen halimi

Injorantëve u pëlqen vetja!

medai-shaholli

Zemërimi ‘dajës Sam’ me Albnin!

muhamer

Injorimi dhe përbuzja e gjuhës shqipe në Maqedoni

arsim-zekolli

Si po e përgatisin rrënimin e Albin Kurtit

armend asllani

Politika kriminale-ndëshkuese ndaj funksionerëve në Maqedoni

naser-pajaziti

ASH në opozitë reagonte ashpër, tani heshtë!

Xhevdet Pozhari

Lista Serbe dhe “mendjendriturit” që e sulmojnë Albinin

INFO

NA NDIQ