Kush ishte Kamber Xhagaduri?

ina-online
ina-online

21/03/2024

Shkruan: Fitim Nuhiu

Kamber Xhagaduri nga fshati Miratoc i Preshevës përndryshe njihet si pjesëmarrës në betejën e Çanakalasë, ndërsa si komandant i ushtrisë osmane ka qenë dhe ka operuar në Jemen. Figura të tilla historike kanë lënë gjurmë ngado… Ka kontribuar gjithashtu edhe në shkollimin dhe emancipimin e të rinjve! Profesori i njohur i gjuhës frenge – Dr. Halit Halimi ka qenë djali i tij.

Kamber Xhagaduri kishte pas ushqyer shumë familje, kishte pasur simpati të pafund ndaj dijes, sidomos të malësorëve, por ishte shquar edhe për shumë veti të tjera burrërore…

(Kështu kujton profesori dhe përkthyesi z. Arif Elezi, ish student i Dr. Halit Halimit).

Profesori im z. Haliti (pra djali i Kamber Xhagadurit) kur vinte në shtëpinë time si mysafir m’i tregonte këto gjëra (vetëm mua).

Rreth dijes së malësorëve: Në mëngjes, babai më merrte për dore dhe dilnim në oborr. Kthehej me fytyrë nga kreshtat e maleve të malësisë së Karadakut. Këtë gjë ma kërkonte edhe mua duke më thënë:

“Dëgjo biri im, shikoji mirë këto kodra. Atje është mendja/truri”.

Profesori im thoshte se i ati i tij kishte pas qenë edhe tregtar i madh, duke dërguar bagëti të blera këtej në viset tona, për t’i dërguar e për t’i shitur në Selanik.

Bujaria: E premtja në mbrëmje, shtëpia e tij ishte e mbushur me, siç quheshin, “shtunakë”. Babai (K. Xh.) ishte i lumtur dhe muhabeti ishte i një ritmi të mirëdefinuar një herë e përgjithmonë: Darka duhej shtruar me të gjitha të mirat, sikur të ishin mysafirë“sefte”! Kjo nuk ndalej këtu. Djemtë duheshin të ushqenin kafshët e tyre (të mysafirëve) të cilat duhet të dilnin të shtunën në tregun e Preshevës. Në mëngjes, dy djemtë e mëdhenj, duhet edhe t’i krihnin kafshët dhe të kashagitninkuajt. Këpucët, më detajisht “opingat”, duhej të ishin larë dhe terur gjatë natës dhe në rast të këputjes se ndonjë lidhëse, duhej vënë dhe zëvendësuar me të reja. Kishte edhe nga ata që i kishte zënë nata në të kthyer nga pazaredhe prapë flinin tek babai. I njëjti rregull vlente edhe për pazarlitë e Kumanovës, por ditën e kam harruar, ndjesë.

Me kishën e Stubllës e Letnicës dhe personelin e saj, kishte pasur marrëdhënie të ngrohta. Shpesh edhe i kishte pasur mysafirë në shtëpinë e vet… dhe kështu me radhë.

Hambari ka qenë gjithmonë i hapur dhe ka marrë aty drithë çdokush që ka pasur nevojë, pra kishte pasë dhënë drith, pa kthim – thoshte profesori im z. Haliti. Miqtë i nderonte gjer në nivele gjysmëperëndie!

Nga Karadaku dhe nga viset tona që kanë luftuar në Jemen, kishte pasur shumë djemë, por unë e mbaj mend vetëm xhaxhain e babait tim – Vesel Elezi, ku ka qëndruar 7 vite, por s’di në cilin regjion më detajisht.

Turqia i ka dërguar me dhunë në ato luftëra, ku janë kthyer me xhepa bosh. Ishin djem (ushtarë) të zgjedhur ndër më të mirët për beteja. Veseli thuhej se kishte një gjoks shumë të zhvilluar.

Në shenjë hakmarrje ndaj Turqisë, gjyshi im, Shaban Elezi, qe njëri ndër luftarët më besnik të Idriz Seferit.

Tri ditë pas Betejës së Kaçanikut, turqit vijnë nga Kumanova dhe i vendosin istikamet mbi varrezat e Stanecit, prej nga vërejnë një atë të tyre të cilin gjyshi e kishte marrë për t’u kthyer në shtëpi. Duke qenë ati tepër i madh, pra e pamundur për ta futur në ahuret e atëhershme, ata, me dylbi e vërejnë. Vijnë në Lezbali, ia mbushin gjyshit shtëpinë me kashtë dhe ia ndezin flakë.

Dialogu në mes të nënës së gjyshit tim dhe oficerit turk, teksa i venin zjarrin shtëpisë së saj (përmes përkthyesit):

“Pse more bir po bëni kështu?

Oficeri: Jo loke, jo. Ne s’po ta bëjmë këtë por djali yt. Pyete ku ka qenë para tri ditëve (duke aluduar në Betejën e Kaçanikut).”

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

UT Universiteti tetoves

UT me 13 fakultete dhe 98 programe studimore

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

halil kastrati

Sërish buzëqeshje në Shkup, familja 5 anëtarëshe po bëhet me shtëpi të re!

Arben taravari bujar osmani

Mori fund loja me president shqiptar!

Emin Azemi

Pse shqiptarët duhet t’a bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

librat-780x439

Sot Dita Ndërkombëtare e Librit

INFO

NA NDIQ