Leao dhe një “shkatërrues”, ja çfarë ka planifikuar Barça për merkaton e verës

Picture of ina-online
ina-online

10/04/2024

Po kalojnë, të paktën deri më tani, një sezon për t’u harruar. “Katalanasit” e Barcelona nuk janë në formën e tyre më të mirë, teksa në kampionat renditen në vendin e 3-të në tabelë, pas 24 javëve dhe pas eleminimit në Copa del Rey dhe humbja në finalen e Superkupës së Spanjës i vetmi trofe i mbetur, ku janë në lojë është Champions League, ku si rivalë të radhës do të kenë “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain.

Deri më këto momente, në verë pritet të ketë një revolucion të vërtetë, te “Blaugranat”, me teknikun Xavi Hernandez, i cili do t’i japë lamtumirën klubit, në fundin e muajit maj, si dhe pritet një merkato tepër e ngjeshur, me shumë largime e afrime të reja, me Presidentin, Joan Laporta, që synon të sjellë, në Katalonjë, emra të mëdhenj.

Transferimi i parë lidhet me repartin e mesfushës, ku kërkohet një mesfushor i aftë për të luajtur para vijës së fundit të mbrojtjes, ku ndër kriteret e kërkuara është të jetë i fortë fizikisht dhe të dijë të mbrojë mirë, megjithatë “Katalanasit”, nuk kërkojnë të shpenzojnë më shumë se 40 milionë euro, për një lojtar me të tilla tipare.

Përforcimi i radhës, në radhët e “Blaugranave” i referohet repartit ofenziv, ku kërkohet një “winger”, për krahët e sulmit, i aftë në lojën një kundër një, si dhe preçiz para portës. Deri më tani në listën e kampionëve në fuqi të Spanjës është vetëm 1 emër, “ylli” portugez i “Kuqezinjve”, të Milan, Rafael Leao.

Mirëpo, problem mbetet vlera e lojtarit, me klauzolën e prishjes së kontratës së tij, që kap shifrën e 175 milionë eurove, megjithatë Barça nuk dorëzohet pavarësisht shifrës “faraonike”, teksa shpreson te arritja e një marrëveshjeje, me “Djajtë” milanezë, nëse do të përfshijnë një apo dy lojtarë, në operacionin e transferimit.

TË FUNDIT
6 orë
"Mia san mia", lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…
7 orë
32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”
7 orë
“Kam kujtime të hidhura nga Bayern”, Ancelotti: Penalltitë ndaj Cityt i pashë në përsëritje!
7 orë
Rikthehet Liga e Kampionëve, Bayern përballë Real Madridit
7 orë
Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

ME TE LEXUARA

1 ditë
De Rosi: Duhet të gjejmë sërish forcën tonë gjatë ditës së enjte
1 ditë
Thellohet përçarja në mes Jurgen Klopit dhe Mohamed Sallahut
1 ditë
Silvinjo i kënaqur, Manaj dhe Uzuni numërojnë 29 gola së bashku
1 ditë
Vedat Muriqi siguron një pikë të madhe për Majorkën

LEXO MË SHUMË

bayern bajern mynih minhen

“Mia san mia”, lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…

paris saint germen psg

32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”

anceloti

“Kam kujtime të hidhura nga Bayern”, Ancelotti: Penalltitë ndaj Cityt i pashë në përsëritje!

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Rikthehet Liga e Kampionëve, Bayern përballë Real Madridit

Lewandovski levandovski

Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

vedat-muriqi

Vedat Muriqi siguron një pikë të madhe për Majorkën

sylvinjo silvinjo

Silvinjo i kënaqur, Manaj dhe Uzuni numërojnë 29 gola së bashku

Jurgen Klopp

Thellohet përçarja në mes Jurgen Klopit dhe Mohamed Sallahut

Roma-1

De Rosi: Duhet të gjejmë sërish forcën tonë gjatë ditës së enjte

INFO

NA NDIQ