Ministri Lloga del me demant ndaj deklaratës së Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

4 Maj, 2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga del me demant ndaj deklaratës së Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski:

“Jam i befasuar nga deklarata e Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski dhe nuk kam pritur që një përfaqësues i lartë i drejtësisë, i cili duhet ta njohë Kushtetutën dhe ligjet, të deklarojë publikisht se ministri i drejtësisë nuk ka të drejtë ta kërkojë procesverbal nga Këshilli Gjyqësor.

Sipas Kushtetutës, Ministri i Drejtësisë është anëtar i Këshillit Gjyqësor sipas detyrës zyrtare. Këshilli Gjyqësor fton rregullisht ministrin të marrë pjesë në seancat dhe dërgon raporte për punën e tij.

Neni 15 i Rregullores përcakton se procesverbali, përveç të dhënave të tjera, përmban të dhëna për rendin e ditës që është konstatuar në seancë, parashtrimet, deklaratat dhe propozimet e të pranishmëve në seancë, diskutimin e zhvilluar, vendimet e marra dhe rezultatin e votimit. Procesverbali shqyrtohet dhe miratohet në seancën e Këshillit dhe pas vërejtjeve të mundshme, Këshilli nxjerr përfundimin që është pjesë përbërëse e procesverbalit të cilit i referohet vërejtja. Procesverbali i miratuar i mbledhjes së Këshillit nënshkruhet nga kryetari i Këshillit dhe sekretari i përgjithshëm, përkatësisht personi që ka mbajtur procesverbalin. Këshilli Gjyqësor është i detyruar që një kopje të procesverbalit t’ua dorëzojë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në mënyrë elektronike.

Ministri i Drejtësisë, si anëtar i Këshillit Gjyqësor, ka të drejtë të reagojë dhe të kërkojë përmbushjen e detyrimit për dërgimin e procesverbalit të seancës së Këshillit Gjyqësor.
Ju njoftoj se deri në këtë moment Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë ende përgjigje për shkresën me shkrim të Këshillit Gjyqësor, e cila kërkonte që procesverbali i seancës së 438-të dhe rendi i ditës i miratuar të dërgohej për shqyrtim.

Ministria e Drejtësisë dhe unë si ministër po e ndjekim me vëmendje situatën në drejtësi dhe në prokurori dhe në këtë drejtim qasja do të na ndihmojë në përcaktimin e drejtimit në të cilin duhet të ecin ndryshimet ligjore për të eliminuar të gjitha mospërputhjet në funksion të garantimit të shtetit ligjor dhe reformave në gjyqësor.
Presim që situata në Këshillin Gjyqësor të tejkalohet sa më shpejtë dhe ky të përfaqësojë një organ i cili do të mbrojë dhe jo të dëmtojë reputacionin e gjyqësorit”, ka shkruar Lloga.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

euro

Si e mashtroi hakeri nigerian biznesmenin shqiptar për 25 mijë euro (FOTO)

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Jakov-Milatovic

Zgjedhjet në Malin e Zi, sondazhet favorizojnë partinë e presidentit Milatoviç

INFO

NA NDIQ