Lodhja, çfarë të hani për ta luftuar atë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Mars, 2023

Të ushqyerit ndikon në shëndetin tonë në shumë mënyra dhe shpesh më shumë sesa mendojmë. Trupi i njeriut mbështetet te ushqimi si burimi kryesor i energjisë. Ushqimi është mënyra më e mirë për t’i dhënë trupit energjinë e nevojshme dhe për të hequr qafe lodhjen.

Zgjidhni një dietë të bazuar në ushqime natyrale

Baza është të ndiqni një dietë të ekuilibruar ushqimore të bazuar në ushqime natyrale. Baza e dietës duhet të jenë ushqimet me cilësi të lartë si frutat dhe perimet, mishi, peshk, drithërat, vezët, produktet e qumështit me pak yndyrë, bishtajoret, arrat, farat dhe vajrat.

Shmangni ngrënien e ëmbëlsirave

Ushqimet e pasura me sheqer mund të rrisin përkohësisht ndjenjën e energjisë, kjo rritje shpesh çon në një rënie të menjëhershme për shkak të luhatjeve në nivelet e sheqerit në gjak. Pasoja e ngrënies së sheqernave të thjeshta (veçanërisht sheqernave të rafinuara) ndikon në lodhje.

Zgjidhni karbohidratet komplekse

Zëvendësoni karbohidratet e thjeshta me ato komplekse si perimet, drithërat, tërshërën, orizin, bukën me drithëra dhe thekër ose bishtajore.

Rritni sasinë e proteinave

Proteinat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për funksionimin optimal të trupit dhe lodhja mund të jetë një nga shenjat e para të mungesës së proteinave në dietë. Ato rregullojnë rrjedhën e një sërë procesesh jetësore në trupin e njeriut dhe janë pjesë e të gjitha qelizave dhe indeve.

Provoni magnez suplementar

Mungesa afatgjatë e energjisë mund të shkaktohet nga mungesa e magnezit. Magnezi është një nga elementët mineral më të rëndësishëm dhe është i nevojshëm për më shumë se 300 procese metabolike në trup. Merr pjesë në metabolizmin e energjisë, mbështet funksionimin e sistemit nervor dhe mundëson tkurrjen e muskujve. Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje kronike, humbje të energjisë dhe ngërçe.

Mos harroni të pini ujë të mjaftueshëm

Ndonjëherë ndiheni të lodhur thjesht sepse jeni të dehidratuar. Trupi i njeriut përbëhet deri në 70 për qind nga uji dhe këshillohet të pini 30-40 ml ujë për kilogram të peshës trupore në ditë. Rekomandohet të keni gjithmonë një shishe me ujë në dorë dhe të pini ujë ose ujë me limon në vend të pijeve me sheqer./rtsh.al/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

erdogan

Profili i Erdoganit/ Nga shitës limonadash, tek njeriu më i fuqishëm në Turqi

universiteti punetorëve ish-kino presheve

Të adaptohet apo restaurohet objekti i Universitetit të punëtorëve në Preshevë

shkupi

Anketa: Qytetarët më shumë besojnë në bashkësitë fetare dhe ushtri, më pak në institucione

kompania abee

ABEE Investimi belg në Kërçovë, pritet 600 vende pune, rroga 900 €

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk mendoj të dorëhiqem nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese

ariu rrugeve

Ariu endet rrugëve të Sarajevës (VIDEO)

real madrid manchester city

Man City-Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Sudan-Afrike

Sulm ndaj autokolonës amerikane në Nigeri, raportohet për 4 të vdekur

messi343

Barcelona është e bindur se Messi do të pranojë kushtet

INFO

NA NDIQ