LSDM dhe BDI: Amerika i dërgoi mesazh të qartë VMRO-DPMNE-së

INA
INA

14 Maj, 2023

LSDM dhe BDI përmes komunikatave në sinkron kanë bërë me dije se SHBA-të i kanë dërguar mesazh të qartë VMRO-DPMNE-së lidhur me nevojën për ndryshimet kushtetuese.

“SHBA-të i dërguan mesazh të qartë VMRO-DPMNE-së që të mbështesë rrugën evropiane të shtetit, që opozita të tregojë përkushtimin e saj për arritjen e qëllimit strategjik dhjetëvjeçar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mesazhi i SHBA-së në mbështetje të së ardhmes evropiane të vendit vjen në kohën kur procesi i skriningut është duke u zhvilluar me sukses, dhe në Kuvendin e Maqedonisë nevojiten hapa për vazhdimin e negociatave me BE-në deri në anëtarësimin e plotë. Tashmë është formuar një grup pune ekspertësh për tekstin e amendamenteve për ndryshimet e nevojshme kushtetuese si një nga hapat. Për herë të parë bllokimi i rrugës evropiane vjen nga brenda vendit, koalicioni VMRO-DPMNE – Levica janë të vetmet që janë kundër BE-së dhe të ardhmes evropiane të vendit dhe qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Edhe BDI ka theksuar se reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe thirrja e përfaqësuesit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndaj VMRO-së dhe Levicës për të përkrahur rrugën europiane të vendit dhe për të votuar ndryshimet kushtetuese është sinjal i qartë paralajmërues që nuk duhet të hasë në vesh të shurdhër.

“Nëse deri dje thirrjet dhe kërkesat tona për konstruktivitet janë cilësuar si subjektive dhe janë shpërfillur vazhdimisht nga ana e opozitës, konfirmim për racionalitetin e tyre është mesazhi i drejtpërdrejt i SHBA-ve që t’i jepet fund bllokadës dhe pengmarrjes së të ardhmes europiane të vendit. Vlerësojmë se ka ardhur koha për reflektim nga ana e opozitës, jo vetëm në aspektin deklarativ, të dëshmojë konstruktivitet në çastet vendimtare kur duhet të përshpejtojmë hapin drejt Europës”, thekson BDI, duke shtuar se tek opozita maqedonase ka frymë europiane që do të triumfojë mbi konfuzionin dhe protagonizmin subjektiv.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

auto_shkolla_klasa_derrasa_e_zeze_shkumesi1525601470-780x439-1

Në Strugë gjithnjë e më pak filloristë, këtë vit janë regjistruar 77 fëmijë më pak

FB_IMG_1685796897237

Kasami e mirëpret ish-presidentin Bamir Topi

auto_memet-kamber-1130x6351685795598

Vdekja e 19 vjeçarit në RMV: 1.000 persona rrezikojnë ta kenë fatin e Memet Kamberit

LSDM-SDSM-600x360-1

LSDM: Mickoski para vendimit, BE ose blloku anti-Evropian!

Porti Selanik

Kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut, dyshohet se destinacioni ishte Shkupi

INFO

NA NDIQ