Luis Alberto: Kam kërkuar largimin nga Lazio, nuk dua të marrë 1 euro më shumë nga ky klub

Picture of INA
INA

13/04/2024

Luis Alberto befasoi fansat duke njoftuar drejtpërdrejt në televizion se e ka kërkuar tashmë largimin nga Lazio.

Mesfushori kishte qenë pranë largimit disa herë në vitet e fundit, për të ndryshuar pastaj gjithmonë mendjen, por këtë herë situata duket të jetë ndryshe, transmeton Gazeta Express.“Javët e fundit kanë qenë të vështira për mua. Nuk e di se cili do të jetë projekti, por mund të them se sigurisht që nuk do të jem pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm”, tha ai për “DAZN” sonte, menjëherë pas fitores 4:1 ndaj Salernitanas.

“Unë tashmë i kam kërkuar klubit të më ndërpresë kontratën, nuk dua të marrë një euro më shumë nga Lazio. Ky klub më ka dhënë shumë, por ka ardhur koha që të largohem dhe t’ua lë të tjerëve”, shtoi spanjolli.

31-vjeçari është nën kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2027, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai do të largohet duke u transferuar diku tjetër, apo do të largohet si lojtar i lirë duke prishur kontratën me klubin paraprakisht, si dhe duke hequr dorë nga pagat.

Luis Alberto ka bërë 302 paraqitje me fanellën e Lazios, duke kontribuar 51 gola dhe 76 asistime.

Ai është pjesë e klubi nga Roma që prej vitit 2016, kur u transferua nga Liverpooli për 4 milionë euro.

TË FUNDIT
3 orë
"Mia san mia", lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…
3 orë
32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”
3 orë
“Kam kujtime të hidhura nga Bayern”, Ancelotti: Penalltitë ndaj Cityt i pashë në përsëritje!
3 orë
Rikthehet Liga e Kampionëve, Bayern përballë Real Madridit
3 orë
Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

ME TE LEXUARA

3 orë
32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”
3 orë
"Mia san mia", lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…
1 ditë
De Rosi: Duhet të gjejmë sërish forcën tonë gjatë ditës së enjte
1 ditë
Thellohet përçarja në mes Jurgen Klopit dhe Mohamed Sallahut
1 ditë
Silvinjo i kënaqur, Manaj dhe Uzuni numërojnë 29 gola së bashku
1 ditë
Vedat Muriqi siguron një pikë të madhe për Majorkën
3 orë
Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit
3 orë
Rikthehet Liga e Kampionëve, Bayern përballë Real Madridit

LEXO MË SHUMË

bayern bajern mynih minhen

“Mia san mia”, lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…

paris saint germen psg

32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”

anceloti

“Kam kujtime të hidhura nga Bayern”, Ancelotti: Penalltitë ndaj Cityt i pashë në përsëritje!

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Rikthehet Liga e Kampionëve, Bayern përballë Real Madridit

Lewandovski levandovski

Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

vedat-muriqi

Vedat Muriqi siguron një pikë të madhe për Majorkën

sylvinjo silvinjo

Silvinjo i kënaqur, Manaj dhe Uzuni numërojnë 29 gola së bashku

Jurgen Klopp

Thellohet përçarja në mes Jurgen Klopit dhe Mohamed Sallahut

Roma-1

De Rosi: Duhet të gjejmë sërish forcën tonë gjatë ditës së enjte

INFO

NA NDIQ