Mickoski nesër takohet me liderët e VLEN-it! Fillojnë negociatat për “ndarjen e kulaçit”, ja kush cilat poste i dëshiron

Picture of INA
INA

10/05/2024

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nesër do të takohet me liderët e koalicionit VLEN, transmeton TV21. Mickoski pritet të realizojë takim për të biseduar për formimin e Qeverisë së re.

Sipas burimeve partiake, Mickoski ofron 4 ministri, nuk e jep Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Transporti dhe Lidhjeve, kurse liderët e VLEN-it kërkojnë 5 deri në 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit. Pas takimit të nesërm, bisedimet pritet të vazhdojnë në nivel të grupeve të punës.

Burime nga VMRO-DPMNE thonë se VLEN është e interesuar për Ministrinë e Shëndetësisë, që do ta merrte ASH-ja e Taravarit, ndërkaq Izet Mexhiti mund ta lërë funksionin e deputetit dhe të marrë drejtimin e Ministrisë për Sistem Politik, që tani drejtohet nga Artan Grubi. Lëvizja Demokratike e Mexhitit kërkon edhe Drejtorinë e Doganave. Alternativa e Afrim Gashit është e interesuar për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Arsimit, ndërkaq Besa e Bilall Kasamit mund ta marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës.

Nga VMRO-DPMNE nuk pritet që ta japin kryeparlamentarin, pasi thonë se ata kanë 58 deputetë, në krahasim me VLEN që ka 13.

TË FUNDIT
43 minuta
Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu
1 orë
Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë
3 orë
VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat
3 orë
Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor
3 orë
Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten

ME TE LEXUARA

13 orë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
2 ditë
VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt
7 orë
Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në
1 ditë
Në gjimnazin e Ohrit nuk ka paralele në shqip
3 orë
VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat

LEXO MË SHUMË

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

izet mexhiti

Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë

zejdi tubim

VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat

GJYKATA

Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor

mijallkov

Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten

mico-1

Greqia luftë në dy fronte! Bllokim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE

vmro vlen negociata

S’ka takime mes grupeve për formimin e Qeverisë, palët diskutojnë brenda radhëve të veta

kuvendi-ri

A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?

EVN

EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik “GENERALKA WEEKEND 24”

INFO

NA NDIQ