Mbi 43 kg stoli ari janë gjetur tek një udhëtarë në Aeroportin e Shkupit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21 Mars, 2023

Autoritetet doganore të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit mbrëmë tek një udhëtarë me shtetësi të Serbisë ka gjetur dhe konfiskuar 43 kilogram stoli ari.

Sipas doganës, personi i ndaluar po udhëtonte nga Stambolli. Ai më pas i është nënshtruar kontrollit të detajuar dhe kontrollit të bagazheve.

Në valixhen dhe bagazhin e dorës i janë zbuluar bizhuteri të ndryshme ari të paketuara në thasë najloni, ndër të cilat bizhuteri prej ari të bardhë me diamante me çertifikata të bashkangjitura, njoftoi Drejtoria doganore.

Vlera e arit të konfiskuar llogaritet në rreth 2.3 milionë euro.(INA)

“Pas informacioneve të mëparshme dhe dyshimit të arsyeshëm, një person me dokument udhëtimi serb, i cili ka mbërritur me fluturimin e rregullt të mbrëmjes nga Stambolli, është dërguar për kontroll dhe ekzaminim të detajuar të bagazhit. Në të njëjtën kohë, në valixhen dhe bagazhin e tij të dorës u zbuluan bizhuteri të ndryshme floriri të paketuara në thasë najloni, mes tyre edhe bizhuteri ari të bardhë me diamante me certifikata bashkëngjitur.

tha Sllavica Kutirov, drejtoreshë e Drejtorisë doganore, në takimin e sotëm me gazetarë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1743

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

libra-te-grisur

MASH: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

risto-penov

Penov: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtueses do të kemi problem edhe në NATO

IMG_1730

Azizi nga Gostivari ‘selam’ ASH-së: Gostivari ka qenë çdoherë opozitar

IMG_1726

Rinia e Gostivarit rreshtohet me Lëvizjen BESA (FOTO)

INFO

NA NDIQ