Mexhiti: Nga BDI ikin të gjithë sikur nga korona! Do të mbeten në opozitë me Levicën

Picture of INA
INA

28/04/2024

Izet Mexhiti nga VLEN sot në Çair tha se kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit për formimin e qeverisë i duhet partner shqiptar, pasi në koalicion ka nga të gjitha bashkësitë e tjera etnike, përcjell TV21.

Mexhiti tha se për momentin, i vetmi koncept i pastër shqiptar në politikën në RMV, është VLEN.

“Edhe marrëveshja e majit që u nënshkrua në vitin 2007, kërkonte, aty qëndron, fituesi te shqiptarët dhe fituesi te maqedonasit të formojnë qeveri të re. Tani mendoj se BDI e ka thyer këtë, sepse nuk është koncept shqiptar, por hyri në koncept multietnik, në koncept qytetar, gjithë këtë e bëri pas 22 viteve, të shpëtojë me votat e turqve, boshnjakëve dhe legjitime ishte ajo, por tani nuk mund të thirren se i përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Koncept i pastër shqiptar është VLEN dhe normalisht që Mickoski ka turq, boshnjakë dhe bashkësi tjera etnike në koalicionin e VMRO-DPMNE-së, për të qenë fotografia e plotë, atij i duhet partner shqiptar, partner shqiptar për momentin është vetëm VLEN”, deklaroi Mexhiti.

Duke komentuar refuzimin e partive maqedonase që të formojnë qeveri me BDI-në, Izet Mexhiti nga VLEN tha se të gjithë nga BDI ikin sikur nga virusi korona, përcjell TV21. Mexhiti tha se BDI do të shkojë në opozitë.

“Ditëve të fundit nga BDI të gjithë ikin sikur nga korona. Nga BDI ikë edhe VMRO-DPMNE, nga BDI ikë edhe Maksim Dimitrievski, nuk dëshiron qeveri me ta, nga BDI siç e shoh edhe ish-kryeministri Kovaçevski është hidhëruar sepse në mënyrë jokorrekte luajtën edhe me të. Edhe LSDM nuk do me BDI-në. Kështu që duket se BDI do të mbetet në opozitë me Levicën dhe pikërisht atë që e thanë, do të thotë me forcat pro-ruse”, theksoi Mexhiti.

TË FUNDIT
14 minuta
Sinani: Rruga Tetovë-Prizren një ndër priorittet e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut
26 minuta
Kush është presidentja e re e Maqedonisë së Veriut (BIOGRAFIA)
44 minuta
Nevzat Bejta i bashkangjitet LD-së: Ia Vlen! Suksese miku im Izet Mexhiti?!
1 orë
Lloga: Mos respektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës të pa vlefshëm
1 orë
Kasami uron Siljanovskën: Uroj të kontribuojë në rritjen e demokracisë dhe vlerave europiane

ME TE LEXUARA

1 ditë
Grubi, VLEN-it: Hajde të bëhemi bashkë…
5 orë
Ankesat partiake në KSHZ – Tentativa për të siguruar Badenterin?!
1 ditë
Ademi: Disa parti politike Frontit Europian dëshirojnë t’ja marrin dy mandate
8 orë
Prita e policisë në Radushë, si u vra Harun Aliu?
1 ditë
O’Brien: Shtetet e Bashkuara janë aleat, partner dhe mik i Maqedonisë së Veriut

LEXO MË SHUMË

arsim sinani

Sinani: Rruga Tetovë-Prizren një ndër priorittet e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

gordana siljanovska

Kush është presidentja e re e Maqedonisë së Veriut (BIOGRAFIA)

nevzat bejta izet mexhiti

Nevzat Bejta i bashkangjitet LD-së: Ia Vlen! Suksese miku im Izet Mexhiti?!

Krenar lloga

Lloga: Mos respektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës të pa vlefshëm

bilall kasami kuvend

Kasami uron Siljanovskën: Uroj të kontribuojë në rritjen e demokracisë dhe vlerave europiane

Ursula Von der Leyen

Von der Lajen: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

gordana siljanovska davkova

Fjalimi i Presidentes/ Reagon Athina zyrtare: Maqedonia e Veriut shkeli Marrëveshjen e Prespës!

arber ademi

Ademi: Siljanovska në fjalinë e parë shkeli Kushtetutën

gordana siljanovska

Siljanovska-Davkova mori detyrën si presidente nga Pendarovski

INFO

NA NDIQ