Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti derisa ka komentuar vendimin e Ahmetit për të emëruar Bujar Osmanin për koordinator të Çairit, ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim me statutin e partisë sepse nuk ka kaluar në organet partiake dhe ka për qëllim të heshtë ata që mendojnë ndryshe.
“Është vendim jo-statutor që nuk ka kaluar nëpër organet partiake”, tha shkurt Mexhiti.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme BDI e ka caktuar Bujar Osmanin si koordinator për degën e Çairit.