MPB: 245 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/03/2023

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll në mbarë vendin për sanksionimin e automjeteve që lëviznin me shpejtësi më të lartë se e lejuara. Gjatë këtyre kontrolleve janë gjobitur gjithsejtë 245 shoferë, prej të cilëve 12 lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa shpejtësia e lejuar, ndërsa dy të tjerë me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Sipas raportit të MPB-së 157 automjete tejkaluan shpejtësinë në vendbanime dhe 88 jashtë vendbanimeve.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të trafikut që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugët më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lojrat kazino poker

Tetovë: I maskuar dhe me pushkë automatike ka hyrë në kazino dhe ka marrë mbi 5000 euro

mali-sharr

Gruaja nga Tetova thotë se është mashtruar gjatë blerjes së pronës në Kodër të Diellit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

bilall kasami

Bilall Kasami fillon fushatën, ja ku do të jetë sot

LSDM

LSDM: VMRO dhe BDI po bëjnë lojë të rrezikshme me strukturën multietnike

zgjedhjet-maqedoni

Votat e diasporës, Siljanovska 369, Osmani 182 vota

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

targa

Reagime pas shtrenjtimit të çmimit të regjistrimit të automjeteve, AMS: Çmimi i padrejtë

merko ramiz

Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve

INFO

NA NDIQ