MPJ: Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

INA
INA

01/06/2023

Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, hyjnë në fuqi tri marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor të vitit 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit – Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë në Ballkanin Perëndimor me Letërnjoftime, Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve.

Nga Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njoftojnë se marrëveshjet pritet të hyjnë në fuqi edhe në tre vendet e tjera nënshkruese, në pajtim me procedurat e përfunduara ligjore në to – Republikën e Serbisë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

Me to mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve vetëm me letërnjoftime brenda Ballkanit Perëndimor; mundësohet lëvizshmëria e studentëve, profesorëve dhe punonjësve akademikë, ndërsa procedurat e njohjes shkurtohen nga disa muaj në dy javë dhe pa shpenzime; mjekët, dentistët dhe arkitektët do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre lirisht në të gjithë rajonin.

“Secila prej këtyre marrëveshjeve ofron mundësi specifike për t’i ndihmuar qytetarët tanë ta përdorin potencialin e tyre, t’i zgjerojnë përvojat e tyre dhe të kontribuojnë në të mirën e rajonit tonë. Marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet tona për t’u ofruar qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe integrimit, si kusht për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, i cili do të paraqet rrugën më të sigurt dhe më të shpejtë për të arritur qëllimin tonë të përbashkët – anëtarësimin në Bashkimin Europian”, theksoi sot ministri Bujar Osmani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

INFO

NA NDIQ