NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

Picture of ina-online
ina-online

18/04/2024

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Evropë (SACEUR) dhe Komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, deklaroi se NATO ka vendosur të përforcojë forcat rezervë në kuadër të misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje (EUFOR Altea).

“Pasi kemi bërë auditimin e plotë të KFOR-it, kemi arritur në përfundimin se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe forca më të forta. Ky proces është në vazhdim. Ne do të sjellim më shumë pajisje të rënda ushtarake në terren, si dhe më shumë njerëz”, tha Cavoli gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Forcave të Armatosura të Kongresit amerikan, e cila u mbajt më 11 prill.

Ai shton se së paku dy misione të fokusuara janë nisur me qëllim të mbledhjes së më shumë informacioneve dhe kuptimit më të mirë të ngjarjeve në Kosovë dhe Bosnjë.

Cavoli thekson se tensionet etnike në Bosnje kanë gjithashtu potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai vë në dukje se aktivitetet e Rusisë, siç tha ai, për nxitjen e tensioneve mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve kanë për qëllim dobësimin e vendit dhe ndalimin e thellimit të lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Politika etno-nacionaliste e pengon Bosnjën të miratojë reformat e nevojshme politike, ligjore dhe ekonomike që do të çonin përpara integrimin e saj euroatlantik,” vuri në dukje gjenerali amerikan.

Ai shtoi se entiteti Republika Srpska po përpiqet të dobësojë pushtetin shtetëror të Bosnjes, duke rrezikuar ndarjen.

TË FUNDIT
3 orë
Lufta e ashpër në terrn mes VLEN dhe Frontit Evropain
3 orë
Mendu Thaçi: Arben Taravari është turk, në shqiptar të natyralizuar (VIDEO)
4 orë
Studiuesi shqiptar nga Shkupi, ndër më të cituarit në botë (Video)
5 orë
Mahiri (7) është nxënës i vetëm në shkollë: Shkolla është e gjitha e imja
5 orë
Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, të drejtat e punëtorëve janë imperativ

ME TE LEXUARA

15 orë
Aliu: Koha kur BDI hyri në Qeveri me VMRO-në pa asnjë kushtë për shqiptarët
1 ditë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
5 orë
Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, të drejtat e punëtorëve janë imperativ
1 ditë
Taravari: BDI si gjithmonë ka mbijetesë vetëm pushteti
5 orë
Mahiri (7) është nxënës i vetëm në shkollë: Shkolla është e gjitha e imja
2 ditë
Pendarovski nga Zhelina: Njëri opsion është Maqedonia pa konflikte ndëretnike, tjetri është rrezik për ndarje dhe tensione

LEXO MË SHUMË

fronti evropian vlen

Lufta e ashpër në terrn mes VLEN dhe Frontit Evropain

Mendu Thaci Arben Taravari

Mendu Thaçi: Arben Taravari është turk, në shqiptar të natyralizuar (VIDEO)

ramadani

Studiuesi shqiptar nga Shkupi, ndër më të cituarit në botë (Video)

mahiri

Mahiri (7) është nxënës i vetëm në shkollë: Shkolla është e gjitha e imja

Talat Xhaferi

Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, të drejtat e punëtorëve janë imperativ

IMG_1660

Aliu: Koha kur BDI hyri në Qeveri me VMRO-në pa asnjë kushtë për shqiptarët

stevo pendarovski

Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale

arben taravari

Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë

INFO

NA NDIQ