Ndërtimet në Maqedoni pas 2014 janë më të sigurta (VIDEO)

Ndërtesat e ndërtuara në Maqedoni pas vitit 2014 janë më të sigurta sepse janë ndërtuar sipas dispozitave të reja ligjore që kërkojnë respektim të rregullave më të rrepta të ndërtimit, si dhe kontrollohen për rezistencë ndaj tërmeteve.

Këtë e theksoi drejtori i Institutit për Ndërtimet Rezistente Sizmike dhe Ndryshimet Klimatike (ISOGKP), Mihail Garevski në një intervistë për TV24.

” Ndërtimet pas vitit 2000 deri më tani janë të gjitha shumë më të mira. Në përgjithësi ka kontrolle dhe inspektime dhe populli nuk e di që para vitit 2014 ka një ligj që për të marrë leje ndërtimi duhet të kalosh shumnë kontrolle nga disa institucione të regjistruara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndër të cilat janë Instituti për Ndërtimet Rezistente Sizmike dhe Ndryshime Klimatike, Instituti për Inxhinieri Tërmeti dhe Sizmologji Inxhinierike (IZIIS) dhe institucione të tjera të ngjashme që kontrollojnë sigurinë e ndërtesave”, deklaroi Garevski.