Ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune, sindikalistët me vërejtje dhe propozime konkrete

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/01/2023

Çdo i dyti i punësuar në Maqedoni është me kontratë në afat të shkurt kohor. Shumicës së të punësuarve nuk iu paguhet shtesa sipas përvojës dhe stazhit. Disa punëtorë madje detyrohen që k-15 ta kthejnë në kompaninë ku punojnë. Jo pak të tjerëve u paguhet çereku i mëditjes që ju takon kur punojnë të dielave. Iu mohohet e drejta e shfrytëzimit të 22 ditëve pune të pushimit vjetor. Këto janë vetëm disa nga gjetjet, për të cilat Lidhja e sindikatave ka tërhequr vërejtjet që të pamundësohen në praktikë me prurjen e Ligjit për marrëdhënie pune. Kritika të shumta ndaj Ministrisë për PPS ka nga LSM-ja, në debatin publik për propozim ligjin për marrëdhënie pune.

“Ajo çfarë na shqetëson më tepër është qëndrimi i MPPS që do të jetë në dëm të rreth 700 mijë të punësuarëve në sektorin publik dhe privat, heqja e marrëveshjeve kolektive. Përkatësisht, ato ujdi të aplikohen në kohëzgjatje të caktuar, pastaj dispozitat të zbatohen maksimumi 1 vit. Kjo dmth që punëtorët në sektorin publik dhe privat do ti humbasin të gjitha të drejtat që tu paguhet shtesa sipas përvojës dhe stazhit, mëditjet që ju takojnë kur punojnë të dielave dhe festave apo puna pas orarit. Duan që ta minojnë sindikatën dhe ti shkelin të drejtat e punëtorëve dhe ti ngritin punëdhënësit në pozita”, tha Slobodan Trendafilov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Kërkesa e Sindikalistëve është që marrëveshjet në afat të caktuar mos të rilidhen pas çdo muaji për mos t’i mbajtur punëtorët në situata të pasigurta, por të jetë më së shumti 3 herë për periudhën që do caktohet. Sindikatat kërkojnë një vit, punëdhënësit kërkojnë 3 vjet, kurse MPPS kërkon të gjej një mes që të jetë maksimumi dy vjet.

“Vlerësojmë që ndryshimet do të pengojnë punëdhënësit ta keqpërdorin të punësuarin në bazë të arsyetimit si tepricë teknologjike që ti nxjerrin nga puna ata në moshë.. Në fakt tu bëjmë që këto përjashtime tu kushtojnë më shtrenjtë se sa ti mbajnë në punë. 40 vërejtje tjera jetike janë dorëzuar te MPPS, presim prej tyre shqyrtim të arsyeshëm në detaje, ne do të marrim pjesë në të gjitha debatet publike dhe me ekipet tona do të alarmojmë opinionin. Deri më tani ujdia ishte që të diskutojmë në nivel të grupeve të punës, diku më zëshëm e diku më pak”, u shpreh Sllobodan Trendafilov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas pritjeve, këto ndryshime ligjore procedurat parlamentare duhet t’i kalojnë në pranverë, për të hyrë në fuqi para hapjes se kapitullit përkatës në maj në negociatat e anëtarësimit me BE-në. Nga Ministria mbeten në qëndrimin që do të unifikojnë të gjitha kërkesat e sindikalistëve dhe të punëdhënësve për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm që do të jetë i plotfuqishëm me ligj.

TË FUNDIT
1 orë
Ilire Dauti i reagon Hristijan Mickoskit: Urdhra te ne jo, ruajini për te VLEN
1 orë
Parandalohet kontrabandë me bizhuteri ari, në vlerë prej 2.8 milionë denarësh
1 orë
Ligji i ri për konfiskimin e pasurisë mund të trondisë elitën politike në Kosovë
2 orë
Status-quo për Ligjin për “Branitellat”, Mickoski: Ilire Dauti duhet ta vendos propozimin në rend të ditës
3 orë
Toska: Këto janë dy temat kapitale me të cilat ka manipuluar BDI për vite me radhë

ME TE LEXUARA

11 orë
Pritet vendim për shportën e konsumit vjeshtor me çmime më të ulëta
2 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
7 orë
Në Gjykatën e Apelit, seancë publike për rastin “Titanik 3”, ku të akuzuar janë ish funksionarë të BDI-së
1 ditë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!
1 orë
Parandalohet kontrabandë me bizhuteri ari, në vlerë prej 2.8 milionë denarësh
11 orë
KINSIV në M-NAV do ta hetojë ngjarjen e sigurisë mbi qiellin e Shkupit nga 7 shtatori
2 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
7 orë
Fushatë kundër marketeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

ilire-dauti

Ilire Dauti i reagon Hristijan Mickoskit: Urdhra te ne jo, ruajini për te VLEN

Screenshot_1273

Parandalohet kontrabandë me bizhuteri ari, në vlerë prej 2.8 milionë denarësh

IMG_0649

Ligji i ri për konfiskimin e pasurisë mund të trondisë elitën politike në Kosovë

ilire dauti

Status-quo për Ligjin për “Branitellat”, Mickoski: Ilire Dauti duhet ta vendos propozimin në rend të ditës

dijana toska

Toska: Këto janë dy temat kapitale me të cilat ka manipuluar BDI për vite me radhë

gordana siljanovska rumen radev

MPJ: Pala bullgare ka shmangur protokollin e dakorduar, fotografimi ishte i papërshtatshëm dhe joevropian

Glauk Konjufca

Konjufca i përgjigjet Vuçiqit: Nuk u frikësohemi kërcënimeve të Serbisë

mickoski

Mickoski: Kampusi UNT do të bëhet, opozita dëshiron të krijojë huti se unë jam kundër universitetit shqip

rokas murtezani

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e sapoemëruar evropian Rokas

INFO

NA NDIQ