Ndryshimet kushtetuese, përplasje mes LSDM dhe VMRO-DPMNE-së

INA
INA

27 Maj, 2023

VMRO-DPMNE i ka kërkuar sot Qeverisë dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski që ta dorëzojnë në Kuvend, nismën për ndryshimet kushtetuese, për të vërtetuar se a i kanë ose jo 2/3 e votave.

“Presim që ai të dorëzojë dorëheqjen menjëherë pas votimit në Kuvend, kur të konstatohet se qeveria nuk ka shumicë prej dy të tretave e me këtë të mos ketë as kushte për fillimin e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës. Kot zvarriten, kot mbjellin mjegull, kot blejnë kohë. Në këto kushte dhe në një diktat të tillë nuk do të ketë ndryshime kushtetuese sepse VMRO-DPMNE dhe populli nuk do ta lejojnë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Por LSDM ka theksuar se Mickoski duhet të tregojë nëse ka zgjedhur bllokun e BE-së apo bollkun e Levicës.

“Mickoski prej javësh nuk ka dhënë përgjigje dhe nuk u ka treguar qytetarëve se çfarë ka vendosur, a do të hyjë në bllokun evropian apo do të mbetet i izoluar me Dimitar Apasiev në bllokun antievropian. Në vend të kësaj, Mickoski, si zakonisht, vendosi të publikojë gënjeshtra të reja, mjegullnajë të re me të cilat mundohet të mashtrojë opinionin maqedonas… Mickoski duhet ta dijë se bllokimi i rrugës evropiane, përveç që do të rrezikojë të ardhmen e vendit, pozitat ndërkombëtare të shtetit, do të ndikojë negativisht edhe në marrëdhëniet me SHBA-në”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-714x420

Karikator arme në tualetin e shkollës në Hasanbeg!

1EF51F46-2B41-4B1F-93BD-AEECBCE837A5

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

BIZNESE-PRODHUESE-1

ESHS: Është ulur prodhimtaria industriale

lideret-maqedoni-shqiptar

Situata në Kosovë: Partitë politike shqiptare – Kosova të bashkëpunojë me aleatët!

polici

Sulmoi dy vajza të mitura , arrestohet një person në Gostivar

1667FB40-551B-4886-9B4C-7527F8288B1B

Grubi realizoi takim me ambasadorin francez, Bomgartner

fatmir mexhiti

Mexhiti: Duhet riorganizim i plotë i sistemit shëndetësor në RMV

Arrestim_Pranga-780x468-1

Hajni nga Shtipi i vjedh portofolin një të mituri në Gostivar

BLINKEN

SHBA me dy kërkesa për Serbinë, a do ta dëgjojë Vuçiq?

INFO

NA NDIQ