Në Çashkë dominojnë nxënësit shqiptarë, por s’ka mësim në gjuhën shqipe

Picture of ina-online
ina-online

15/12/2023

Komuna e Çashkës së fundi është në qendër të vëmendjes, pasi që banorë maqedonas nuk po lejojnë hapjen e një paralele me mësim në gjuhën shqipe në shkollën qendrore të kësaj komune në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut.

Absurditeti më i madh është se edhe përkundër që Kushtetuta mbron të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare, fakt tjetër bindës është se nxënësit shqiptarë përbëjnë shumicën e nxënësve në arsimin fillor në këtë komunë, përcjell INA.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjatë dekadave të fundit ka prirë vazhdimisht numri i nxënësve shqiptarë, të cilët janë detyruar që të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase”, shkruan profesori universitar Fati Iseni.

Sipas të dhënave të vitit 2021 nga gjithsejt 1174 nxënës, 852 apo mbi 72% janë shqiptarë, ndërsa 230 apo mbi 19 % janë maqedonas dhe 84 turq.  Por, përkundër këtyre shifrave, nuk ka asnjë shkollë shqipe.

May be an image of text that says 'A c E F G Çashkè Gjithsej nxènës xên Nxënës maqedo 2011 1 009 307 2017 1083 239 2021 1174 230 % Nxënës shqipta 30.42 607 22.06 757 19.59 852 % Nxënës turq 60.15 88 69.89 82 72.57 84 % 9 7.57 7.15'

Me regjistrimin e fundit, shqiptarët  dolën 50.77% (nga 35% me regj. e 2002), ndërsa 38% janë maqedonas. Prindër maqedonas së fundi të ndikuar nga politika po bllokojnë hapjen e një paralele shqipe në këtë shkollë, përmes protestave dhe bllokimit të hyrjes së shkollës.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri këmbëngul se askush nuk mund të dal mbi Kushtetutën dhe të ndaloj që dikush të mos shkollohet në gjuhën amtare.

“Unë nuk pranoj asnjë lloj kërkese. Përderisa ajo që është e drejtë kushtetuese e gjithësecilit, e garantuar në atë shkollë, dua të apeloj të gjithë qytetarët e vendit, se ato fëmijë nuk janë as me subjekte politike, nuk dinë as për partitë politike, as për zgjedhje parlamentare as për zgjedhje lokale, që dikush të ndalojë të drejtën e tyre kushtetuese për të mësuar në gjuhën shqipe”, deklaroi ministri Shaqiri.

Drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati, dyshon se këto protesta organizohen nga kryetari i komunës së Çashkës, sepse siç thotë, në krye të protestave qëndron shoferi i tij, Negovan Nikoliq.

“Pasi që aty protestojnë njerëz të cilët janë nëpër organet e komunës. Lindë dilema që shumë herë e them se këtu ka të bëjë që kryetari i komunës është organizatori i gjithë bllokimit të procesit. Edhe njerëzit përfaqësues të subjektit politik VMRO. Gjysmën e protestuesve i njoh me emra dhe mbiemra. Personi në fjalë është Negovan Nikoliq, është shofer i kryetarit të komunës. Ndër organizatorët dhe bllokimit të paraleles”, theksoi Ferati.

Sipas Feratit, këta protestues kanë mbajtur takime të fshehta në manastirin e Çashkës ndërsa një pjesë e tyre punojnë edhe në komunë.

Komuna e Çashkës është njëra ndër 4 komunat me sipërfaqe më të madhe në vend. Gjendet në pjesën qëndrore të R.M., duke përfshirë një sipërfaqe prej 727km2. Sipërfaqe shumë më e madhe se ajo e kryeqytetit, Shkupit, e cila ka 571.5km2. (INA)

TË FUNDIT
8 minuta
Hasanbeg, ngritet alarmi për keqpërkthim të fletvotimeve në gjuhën shqipe
26 minuta
Kumanovë, qytetarët votojnë më shumë për zgjedhjet parlamentare, më pak për ato presidenciale
28 minuta
Haraçinë, forca të shtuara të policisë në krahasim me vendvotimet tjera
43 minuta
Mos vidhni vota: Politikanët prej nesër ua mbyllin telefonat, ju rrezikoni nga 5-6 vite burg!
45 minuta
Tetovë, rikthet votimi në dy vendvotime që patën pengesa

ME TE LEXUARA

21 orë
Ditët e festave si ditë jopune në Maqedoni gjatë 2024
2 orë
KSHZ: Deri në ora 11:00 votuan 12,87%
1 ditë
Kurti dhe Jashari flasin për zgjerimin e ushtrisë: Rritja e FSK-së në më pak se dy vjet e gjysmë është e paparë
15 orë
Pjesëmarrja në diasporë 25.38%, ndërsa në burgje 60.46% për zgjedhjet presidenciale
1 ditë
BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen me “rezultate në normalizim”
4 orë
Mund të votohet edhe me letërnjoftime të skaduara
21 orë
Kushte për Serbinë, BE miraton paketën 6 miliardë euro për Ballkanin
1 orë
Denoncohen tre persona në polici, dyshohen se janë paraqitur si anëtarë të rrejshëm të KSHZ-së

LEXO MË SHUMË

fletvotime-zgjedhje

Hasanbeg, ngritet alarmi për keqpërkthim të fletvotimeve në gjuhën shqipe

zgjedhje vota votime maqedoni

Kumanovë, qytetarët votojnë më shumë për zgjedhjet parlamentare, më pak për ato presidenciale

Screenshot_20240508-130856~2

Haraçinë, forca të shtuara të policisë në krahasim me vendvotimet tjera

kuti votimi zgjedhje

Mos vidhni vota: Politikanët prej nesër ua mbyllin telefonat, ju rrezikoni nga 5-6 vite burg!

zgjedhje maqedoni

Tetovë, rikthet votimi në dy vendvotime që patën pengesa

zgjedhje vota votime maqedoni

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, çka presin shqiptarët?

policia-714x420

Denoncohen tre persona në polici, dyshohen se janë paraqitur si anëtarë të rrejshëm të KSHZ-së

KSHZ-Komisioni

KSHZ: Deri në ora 11:00 votuan 12,87%

zgjedhjet-maqedoni

Në Radushë i shpohen gomat automjetit të vëzhguesit

INFO

NA NDIQ