Në Gjermani prej nesër kushte të reja për të hyrë qytetarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/01/2022

Duke filluar nga nesër, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, BH, zonë me rrezik të lartë për Gjermaninë

Nga e diela (16.01.2022) Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe një sërë shtetesh të tjera, për shkak të shifrave të larta të infektimeve të reja me korona, hyjnë sërish në listën e vendeve me rrezik të lartë. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch të premten (14.01. 2022). Në këtë mënyrë, me përjashtim të Kosovës, të pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë zona me rrezik të lartë. Mali i Zi ka qenë në këtë listë qysh në gusht 2021.

Listës i janë shtuar mbi 60 vende, ndër to edhe Austria. Me këtë të fundit, të nënta vendet fqinje të Gjermanisë: Danimarka, Polonia, Çekia, Zvicra, Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda – janë në listën e vendeve me rrezik të lartë, ku aktualisht bëjnë pjesë rreth 140 nga mbi 200 vendet e mundshme.

Paralajmërim për udhëtime turistike

Zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarëve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe kritere të tjera, të cilat e bëjnë një zonë, zonë me rrezik të lartë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shkalla e shtrimit në spital ose shkalla e ulët e testimit.

Regjistrimi digjital fillon të dielën

Udhëtarët që në dhjetë ditët e fundit kanë qenë në njërin nga vendet e listës duhet të regjistrohen në portalin digjital https://www.einreiseanmeldung.de. Për vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe të tjerat, që i janë shtuar listës këtë javë, regjistrimi mund të bëhet vetëm që nga dita e dielë e më pas, pra nga data 16.01.2021, ora 00:00.

Rregullat e karantinës

Të pavaksinuarit duhet të kenë një test negativ me vete dhe hyjnë automatikisht në karantinë, për 10 ditë. Ata megjithatë kanë të drejtë të dalin nga karantina pas pesë ditësh, në qoftë se testi u del pozitiv, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Fëmijët nën gjashtë vjeçarë nuk kanë nevojë të bëjnë test, por duhet të bëjnë karantinë, e cila përfundon automatikisht pas pesë ditësh.DW

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

INFO

NA NDIQ