Në kufirin e Preshevës janë sekuestruar një BMW dhe orë të shtrenjta

ina-online
ina-online

15/03/2024

Në vendkalimin kufitar të Preshevës, doganierët serbë në bashkëpunim me policinë kanë penguar tentativën për kontrabandim të dy orëve të dorës të markës “Rolex” të shtrenjta, vlera e të cilave llogaritet në më shumë se 32.000 euro.

Rasti u zbulua kur një makinë e tipit BMW me regjistrim të huaj është nxjerrë për kontroll të detajuar në dalje nga vendi.

Si shoferi ashtu edhe shoqëruesja e tij thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar përveç bagazhit të tyre personal.

Por, gjatë kontrollit të detajuar, doganierët gjetën në xhepat e pantallonave të pasagjerit dy ora dore Rolex të padeklaruara.

Me vendim të gjykatës, përveç orëve, është konfiskuar përgjithmonë edhe një veturë në vlerë prej afro 30 mijë eurosh, për faktin se vlera e mallit të padeklaruar kalon një të tretën e vlerës së mjetit.(Presheva.com)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Foto: LeCanton27

VIDEO/Gazetarja: Eskortat shqiptare në Dubai paguhen 100 mijë € për 3 ditë, janë këngëtare e modele…

vucic

Vuçiqi u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”

sonja biserko

Biserko: Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Sigurimit përjetoi një shuplakë në fytyrë/ Ja si e quan Vulinin dhe Dodikun

dacic-1

Asambleja e OKB voton sot për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, Daçiç: Do të shohim kush janë miqtë e vërtetë të Serbisë

vucic

A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal? “Misioni” i Vuçiç në OKB

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

Ivana Stradner

Stradner: Rusia dëshiron të hapë një front të dytë në Ballkan, tash me temën e gjenocidit në Srebrenicë

ramabaja

“Ashtu si ka ardhur edhe shkoi”, Ramabaja tregon detaje nga shkarkimi i Shqiprim Arifit

INFO

NA NDIQ