New York Times: Restoranti shqiptar “Çka ka Qëllu” në listën e 100 më të mirëve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19 Prill, 2023

Beqir Sina/INA

Ka qenë përsëri gazeta prestigjoze “New York Times”, ajo, e cila ka publikuar një listë me 100 restorantet e më të mira të vitit 2023, në New York City. Dhe, përsëri është ajo, që për të tretin vit po zgjedhë edhe restorantin shqiptar “Çka ka Qëllu”.

New York Times, shkruan se ka të paktën dy mënyra për të lexuar këtë listë:

“Natyrisht, që ky është një udhëzues, i bazuar në dekadën time të rishikimit (shkruan Pette Wells). Megjithatë, nëse e përdorni në këtë mënyrë, paralajmërohuni se në disa nga këto vende (restorante) do të keni një ndenjëse të rehatshme me pamje të plotë të kuzhinës, dhe tjerat do t’ju duhet të gjeni në se zgjidhni simbas shijes suaj njërin nga këto restorante të listës “The 100 best restaurant NYC 2023”

Autori i shkrimit gazetari i njohur Pete Wells, po ashtu thotë se ka bërë përzgjedhjen përderisa ai i ka shijuar ushqimet në të gjitha këto restorante dhe e ka përshkruar më tej edhe në përvojën e tij që ka gjetur në restorantin e njohur shqiptar të quajtur “Çka Ka Qëllu”.

Ai thotë se i pari restorant “Çka Ka Qëllu”në Bronx, duket se ishte si “një zë i vetmuar në shkretëtirë”, që njujorkezeve dhe turistëve të huaj u dha kumtin që edhe NYT, të bënte vetë vlerësimin për gatimet e Shqipërisë, sidomos, ato të Shqipërisë Mesme, të Veriut dhe të Kosovës:

Tani, “Çka ka Qëllu” shkruan NYT, ka edhe dy lokale të tjerë, njëri në zemër të Nju Jorkut – Manhatan, dhe tjetri në Stamford- Konektikat. Ku pjesa më e madhe e menusë së saj është kuzhinë e ashtuquajtur në gjuhën kulinare “kuzhina qetësuese”, e cila vjen nga produktet e qumështit, dhe salca të pasuruara me kajmak, djathë të freskët, si dhe mish viçi të njomë, që është dhe mishi më i preferuar.

Autori i shkrimit Pete Wells ka shkruar më parë se ai vet i ka shijuar ushqimet në të gjitha këto restorante dhe e ka përshkruar përvojën e tij në restorantin shqiptar të quajtur “Cka Ka Qëllu”.

Një natë tek restoranti “Çka Ka Qëllu” është zgjedhja e duhur, shkruan New York Times:

“Futuni brenda restorantit dhe papritmas jeni në një tavernë të ndonjë fshati të vjetër diku në Shqipëri apo Kosovë. Shikoni koleksionin e instrumenteve muzikore, mjetet e fermës, mullinjtë e kafesë dhe rrobat antike në mur. Nuhatni bukët teksa piqen në furrë kur jeni te dera kryesore”, shkruan ai në artikullin e “New York Times”.

Ai gjithashtu ka treguar se specialitetet ushqimore të këtij restoranti janë ëmbëlsirat si sheqerparja dhe kafeja e cila njihet si turke,për aq kohë sa qëndroni në “Çka Ka Qëllu”, do ta quani atë shqiptare.

“Speca turshi dhe dy ose tre zhytje që ta shijoni më tepër, pas së cilës mund të dëshironi disa kunguj të njomur me kos në një enë balte”, është disa nga specialitetet e tjera në restorant.

Pronari dhe ideatori i krijimit të restoranteve “Çka ka Qëllu” Ramiz Kukaj, shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, sot mbasi mësoi se kryegazeta amerikane New York Times e kishte përzgjedhur restorantin e tij në listën “The 100 best restaurant NYC 2023” duke thënë:

“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me gatime dhe ushqime autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë?”

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Saimir_Tahiri-780x470

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

erdogan

Erdogan do të betohet për mandatin e tij të dytë si President më 3 qershor

treg pazar domate

VMRO-DPMNE: Domatet dhe trangujt përplot me plumb, kadmium dhe arsenik

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin

supermarketet-800x445

Qytetarët kritika Qeverisë: Ngrirja dhe shkrirja e çmimeve nuk dha rezultate

Polici-a-2-750x430

Humbin jetën një vajzë dhe një grua në aksidentin në rrugën Shtip – Milladinovci, komunikacioni riorientohet përgjatë rrugës së vjetër rajonale

Aeroporti-i-Shkupit-780x439-1-750x430-1

Arrestohet një shtetas amerikan në Aeroportin e Shkupit

02062023_PVRSM_Ageler_Sredba_1

Kovaçevski – Ageler: Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, duhet të bëhet anëtare e BE-së

IMG_1804

Ibrahimi: Eksponentët e BDI-së në garë për t’u dëshmuar se kush është më “podoben šiptar” (shqiptar i ndershëm)

INFO

NA NDIQ