Një destinacion për të gjithë për pushimet verore: Kafja kushton një euro, dhe ju mund të gjeni strehim për 19 euro

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Prill, 2023

Me rritjen e çmimeve në Adriatik, shumë do të kërkojnë destinacione alternative për pushime këtë verë dhe portali “Pun Kufer” sugjeron një të tillë.

Bëhet fjalë për resortin Soncev Breg (Sunny Beach), një nga më të njohurit në Detin e Zi, gjegjësisht në Bullgari, i cili përfshin një plazh me rërë pesë kilometra të gjatë në gjirin midis Sveti Vlas dhe Nessebar.

Është ndërtuar në fund të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar në një vend ku në atë kohë kishte vetëm rërë. Por ndërkohë, aty u mbollën 300,000 pemë me gjelbërim të përhershëm dhe gjetherënës, më shumë se 700,000 shkurre dhe shumë lule.

Edhe pse Soncev Breg u konceptua si një destinacion pushimi për popullatën bullgare, ai shpejt u bë i njohur nga turistët nga vende të tjera, veçanërisht nga britanikët.

Një nga avantazhet më të mëdha të resorteve bullgare është kostoja e ulët e akomodimit, ushqimit dhe pijeve. Ka apartamente me një çmim prej 19 euro për person për natë, çmimi mesatar i gjysmë litri birrë vendase është 1.58 euro, dhe vetëm 0.64 euro në dyqan. Një kapuçin kushton rreth një euro, dhe një vakt në një restorant për dy persona rreth 30 euro.

Temperatura e detit në muajt e verës arrin rreth 26 gradë dhe janë në dispozicion edhe dy parqe ujore me pishina të shumta.

Aty pranë është qyteti i Nessebar, thelbi i vjetër i të cilit është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Evropë. Ai qytet, për shkak të arkitekturës dhe pamjeve të ndryshme, nga shumëkush quhet perla e Detit të Zi.

Meqë ra fjala, në muajt e verës, Sunny Beach ka një jetë të pasur nate dhe ka rreth njëqind kafene dhe klube nate, kjo është arsyeja pse shpesh quhet ‘Ibiza bullgare’.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

salahh

Salah a do të largohet këtë verë nga Liverpooli?

ylber kushtrim

Ish aktivisti studentor Ylber Jahiu: Zgjedhja e Kushtrim Ahmetit në krye të UT-së shpresë për të ardhmen e këtij Universiteti

adnan rrustemi vv

Deputeti i Vetëvendosjes: Shqiptari Edi Rama po sillet si i huaj ndaj Kosovës

lypsar

Do të largohen personat që kërkojnë lëmoshë në rrugët e Çarshisë së Shkupit

fatmir-limani-1-750x430-1

Befason Fatmir Limani: Lëvizja Besa dhe Alternativa bashkë me Grupin e Zjarrit 9.1%, ndërsa BDI me ASH 6.8%

lsdm vmro

Ndryshimet kushtetuese, përplasje mes LSDM dhe VMRO-DPMNE-së

server

Serwer: SHBA po mban anën e Serbisë, sulmi ndaj Kurtit nuk ka logjikë

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

rinia tirane

Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

INFO

NA NDIQ