Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Picture of ina-online
ina-online

07/05/2024

Pas takimit me botuesin e gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami: kongresisti Seth Moulton i bashkohet Kaukusit Shqiptar në Kongresin Amerikan

Javën e kaluar botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami zhvilloi disa takime me kongresistë dhe këshilltarë të tyre në Kongresin Amerikan.

Një nga rezultatet e para të këtyre bisedave ishte vendimi i kongresistit Seth Moulton nga Distrikti 6 në Massachusetts për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare.

I drejtuar nga dy kongresistë demokratë dhe dy republikanë, Kaukusi bashkon anëtarë të Kongresit Amerikan që tregojnë interes dhe veprojnë në mbështetje të kauzave shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve dhe institucione të tjera në Washington.

Kongresisti Moulton e njoftoi për vendimin e tij botuesin Bajrami me anë të një mesazhi personal në të cilin shpreh edhe kënaqësinë për takimin e një jave më parë si dhe e fton për të bashkërenduar veprimet në të ardhmen.

Me këtë rast kongresisti Seth Moulton ka lëshuar edhe një deklaratë publike në të cilën thotë: Jam krenar që i jam bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare. Si grupi kryesor i anëtarëve kongresionalë që përqendrohet në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, Shqipërinë dhe diasporën shqiptare, Kaukusi siguron një platformë të vlefshme për të çuar përpara paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajon. Pres me padurim që të punoj me udhëheqës të këtij komuniteti duke përfshirë edhe me shumë lexues të gazetës “Illyria” për të çuar përpara këto kauza të rëndësishme”.

Seth Moulton ka shërbyer si oficer i Marinsave Amerikanë dhe në Kongresin Amerikan është veç të tjerash anëtar i Komitetit të rëndësishëm të Forcave të Armatosura.

Vehbi Bajrami punon prej dekadash në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare në SHBA. Ai është botues i librit të njohur voluminoz “Shqiptarët e Amerikës”, si dhe ka shërbyer si Drejtor i Programit të “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe. Përpara se të bëhej botues i gazetës “Illyria” ai ka qenë gazetar dhe redaktori menaxhues i saj. Për punën e tij në shërbim të kombit është nderuar me Urdhërin e Kalorësit të Skënderbeut nga Presidenti i Shqipërisë./Ruben Avxhiu

TË FUNDIT
16 minuta
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
2 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
3 orë
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
3 orë
Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës
3 orë
Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

ME TE LEXUARA

16 minuta
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
1 ditë
Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!
18 orë
LeCanton27: Tenisti serb Gjokoviq i njohur për skandale do luajë në Gjenevë. A do të fyejë 300.000 shqiptarë në Zvicër me provokimet e tija tashmë tradicionale, shovensite dhe raciste
4 orë
Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja
3 orë
Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

LEXO MË SHUMË

fondacioni Xhim xhema

Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

IMG_2216

Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

vjosa Osmani

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Elizabet Alen Liz Allen

Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

veriu policia manastir

Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

david kanin

Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja

novak-gjokovic

LeCanton27: Tenisti serb Gjokoviq i njohur për skandale do luajë në Gjenevë. A do të fyejë 300.000 shqiptarë në Zvicër me provokimet e tija tashmë tradicionale, shovensite dhe raciste

IMG_2189

Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!

IMG_2187

Vëllezërit struganë Adi dhe Eddie Veseli janë një histori suksesi në Amerikë

INFO

NA NDIQ