Norvegjia i dhuroi Maqedonisë së Veriut 76 automjete ushtarake

ina-online
ina-online

26/03/2024

Norvegjia dërgoi 76 automjete ushtarake në Maqedoni. Gjithsej 40 kamionë dhe 36 mjete të lehta këmbësorie janë ngarkuar dje nga porti i Orkangerit dhe do të transportohen me anije për në Selanik, njofton Ambasada norvegjeze, transmeton Portalb.mk.

Me donacionin e shpallur në shtator të vitit të kaluar, siç njoftuan nga Ambasada e Norvegjisë, do të pajiset një batalion i lehtë këmbësorie.

“Donacioni simbolizon rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit të NATO-s ndërmjet vendeve anëtare. Aftësia e aleancës për t’iu përgjigjur një krize ose konflikti varet nga forca dhe solidariteti i të gjitha vendeve anëtare, jo vetëm nga një komb. Më 4 prill të këtij viti, aleanca NATO mbush 75 vjet. Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s në vitin 2020 dhe Norvegjia ka qenë anëtare e NATO-s që nga formimi i aleancës në vitin 1949. Të dyja vendet kanë një histori të gjatë të bashkëpunimit dypalësh dhe me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancë në vitin 2020, bashkëpunimi është bërë edhe më i fortë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës norvegjeze.

Donacioni, siç thonë nga ambasada, është edhe donacion indirekt për Ukrainën, sepse Maqedonia më parë i ka dhuruar Ukrainës një sasi të konsiderueshme pajisjesh. “Me donacionin norvegjez, Maqedonia do të mund të plotësojë një pjesë të pajisjeve që u dhanë”, theksojnë nga ambasada e Norvegjisë.

Kujtojmë se Ministria e Mbrojtjes, për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të blejë tetë helikopterë nga prodhuesi italian “Leonardo Helicopters”, për të cilët do të paguajë 230 milionë euro. Pagesa do të bëhet në katër këste, ndërsa i pari do të paguhet këtë vit dhe është në vlerë prej 16 për qind nga vlera e përgjithshme e blerjes. Kjo blerje, megjithatë është vënë në shënjestër të Komisionit për Antikorrupsion.Portalb.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

Vlado-Buckovski-1392x912

Buçkovski: ZNAM e Dimitrievskit është i njëjti fenomen si PRSD-ja e Petkovskit në 2006

vjosa osmani te zhdukurit

“Sot ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës”, Osmani “godet” Serbinë: Akoma fle mbi varreza masive!

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

Klinika-Infektive-Shkup

ISHP: Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe

dhuna-kuvend-27-prilli

LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së

talat xhaferi

Kryeministri Xhaferi në promovimin solemn të nëpunësve të rinjë policorë

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

INFO

NA NDIQ