Fëmijët shqiptarë të Idrizovës ende detyrohen të mësojnë maqedonisht

ina-online
ina-online

05/03/2024

Mos lejimi i mësimit shqip nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës së GaziBabës ka detyruar disa nga nxënësit shqiptarë të Idrizovës që tashmë janë në klasë të gjashtë të vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase, shkruan Alsat.

Nga Këshilli i prindërve thanë për Alsat se nga gjithsej 13 nxënës të klasës së gjashtë, 2 janë rikthyer në mësim maqedonisht në shkollën “Njegosh”, 2 të tjerë kanë vazhduar në shkollën e fshatit Ognjancë ndërsa të tjerët vazhdojnë mësimin në shkollën fillore “ Kongresi i Manastirit” në Çair, për të cilën ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri e paralajmëroi si zgjidhje të përkohshme.

Gjithashtu, Shaqiri kishte paralajmëruar para prindërve dhe nxënësve se zgjidhja e problemit do të arrihet në nisjen e gjysmëvjetorit të dytë, respektivisht do të hapet paralelja shqipe për klasën e gjashtë.

Pesë muaj pas këtij premtimi zgjidhje e problemit nuk është arritur. Drejtori i shkollës “Kongresi i Manastirit”, Faik Xhoni tha për Alsat se deri më sot nuk ka marrë asnjë njoftim me shkrim se deri kur nxënësit e Idrizovës do të ndjekin mësimin në këtë shkollë.

“Ne do t’ju dalim në ndihmë deri në fund mirëpo shkresë se deri kur do të qëndrojnë fëmijët këtu ende s’kemi. Kur të vjen shkresa ato do të shkojnë në shkollën e tyre nëse ju plotësohen kushtet atje. Përderisa nuk u plotësohen ato do të qëndrojnë këtu, nëse duhet edhe deri në fund të vitit shkollor, vitin e ardhshëm ta shohim. Fëmijët të rregullt janë, kanë transport të organizuar, vijnë me prindërit, i sjellin me vetura dhe i bartin prapë”, tha Faik Xhoni, drejtor i sh.f “Kongresi i Manastirit”.

Për rastin e Idrizovës tashmë kanë reaguar Avokati i Popullit, Komisioni për Parandalim dhe mbrojtje nga Diskriminimi si dhe Inspektorati i Arsimit.

Madje, ky i fundit ka konfirmuar se në shkollën “Njegosh” në Jurumleri ka hapësira të mjaftueshme për hapjen e paraleleve shtesë, në këtë rast hapjen e paraleles së gjashtë më mësim në gjuhën shqipe.

Pavarësisht paralajmërimeve dhe vërejtjeve, nga Komuna e Gazi Babës nuk ka asnjë lëvizje për zgjidhjen e çështjes, përveç kërkesës së dorëzuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për tokën ku parashikohet ndërtimi i një objekti shkollor për nxënësit e Idrizovës./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arben taravari

Taravari: Disa lider partiakë lusin natën ata që i shajnë ditën…

vlen diaspora diaspore

Mobilizohet diaspora edhe nga Danimarka për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj (FOTO)

ziadin sela

ASH e Selës: Opozita shqiptare hoqi dorë nga anëtarësimi në BE, vetëm t’i pëlqejë Mickoskit

llatasi-copy

FOL: Dragan Pavloviç-Llatas një nga ‘mësitët’ e BDI-së tek Mickoski?!

mesiq stipe mesic

Mesiç: Vuçiçi si Millosheviçi, “Serbia e madhe” nuk do të ndodhë

inbound215311805263642623

Fshati Tanushë pothuajse i zbrazur, banorët e mbetur s’kanë kushte për jetë

inbound1311419473754818942

Gjendet një person i vdekur tek parku “Frankofonia” – Qëndron mbi një orë aty, i mbuluar vetëm me një qese plastike!

punetoret

Sa janë të sigurt punëtorët në Maqedoni? Vitin e kaluar 15 persona humbën jetën në vendet e punës

stevo pendarovski

Pendarovski: Asnjëherë nuk kemi qenë në lidhje me nëntokën! Kovaçevski: Me përkrahjen tuaj e rrëzuam regjimin e VMRO-s

INFO

NA NDIQ