Orët e punës në vendet e BE-së janë rritur me 5.7 %

Çmimi i punës për orë, ose paga për orë, në Eurozonë është rritur me 5.7 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, raporton agjencia e lajmeve Anadolia.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhënat për pagat për orë në tremujorin e katërt të vitit 2022 në Eurozonë dhe në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Sipas të dhënave të fundit, pagat për orë në eurozonë u rritën me 5.7 për qind me bazë vjetore.

Gjithashtu, në vendet e BE-së, çmimi i punës për orë është rritur me 5.8 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Pagat për orë në BE u rritën me 4.1 për qind në tremujorin e tretë dhe me 3.7 për qind në eurozonë.

Në vendet e BE-së, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pagat për orë u rritën më së shumti në Bullgari me 16,1 për qind, e ndjekur nga Lituania me një rritje prej 15,5 për qind dhe Hungaria me 12,4 për qind.(INA)